Meta uron Trump për Pavarësinë: Suksese, paqe dhe begati. Shqipëtarët besojnë në aleancën tonë!
Me rastin e 242-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, Presidenti i vendit, Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Presidenti Ilir Meta
Me rastin e 242-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, Presidenti i vendit, Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Meta i ka përcjellë Trump urimet e popullit shqiptar, dhe ka uruar për sukses, paqe dhe begati.
Letra e plotë e urimit të Metës:
Me rastin e 242-vjetorit të Ditës së Pavarësisë, dëshiroj t’Ju përcjell në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të sinqerta e të përzemërta. Në këtë festë kuptimplotë ju dëshirojmë Juve personalisht dhe të gjithë amerikanëve kudo që ndodhen, suksese, paqe dhe begati.
Çdo shqiptar beson fort në aleancën solide që qëndron mes dy vendeve tona, bazuar mbi themelet historike të bashkëpunimit dhe miqësisë së vërtetë. Si President i vendit, Ju siguroj për angazhimin e palëkundur në forcimin e këtij partneriteti bazuar mbi parimet e përbashkëta që mbajnë të lidhura fort Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërinë.
Duke ju falënderuar, Zoti President, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tim, dua të theksoj rëndësinë që ka rritja e prezencës së ShBA-ve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, si faktor kyç për paqen, stabilitetin dhe sigurinë.
Ne jemi të gatshëm për forcimin e mëtejshëm të Partneritetit dypalësh Strategjik në fushën e Sigurisë dhe në NATO, dhe besoj se nën drejtimin Tuaj ne do ti forcojmë këto lidhje dhe zgjerojmë më tej bashkëpunimin, në dobi të lirisë dhe begatisë së vendeve tona, dhe më gjerë.
Shqipëria do të qëndrojë në solidaritet me ShBA, dhe me modesti por vendosmërisht, do t’i bashkohet përpjekjeve Tuaja në forumet shumëpalëshe për t’i dhënë mundësi të reja paqes në botë.
Me kënaqësi të veçantë, dua të uroj nëpërmjet Jush, komunitetin shqiptaro-amerikan që jeton në ShBA, të cilët përfaqësojnë një nyje historike të shkëlqyer dhe na lidhin drejt një të ardhmeje më premtuese për kombet tona.
Urime edhe një herë në Ditën e Pavarësisë së ShBA dhe përshëndetjet më të mira për Ju, familjen Tuaj dhe popullin e madh amerikan. Lutem pranoni, Zoti President, sigurimet e konsideratës sime më të lartë.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
46.2%
-
Gafë
49.6%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 2153
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump propozoi që Gjiri i Meksikës të quhet Gjiri i Amerikës, përgjigjet presidentja Scheinbaum: Pse të mos e quajmë SHBA-në, 'America Mexicana'?!
9 Janar, 10:10
-
Zjarret vazhdojnë të përhapen në Los Anxhelos, 5 të vdekur evakuohen 130 mijë persona! Shkatërrohen vilat e Paris Hilton dhe Billy Crystal
9 Janar, 07:46
-
Zyrtari i lartë amerikan takohet me Ramën, Verma: Partneriteti ynë siguron Shqipërinë të përparojë drejt Integrimit të plotë europian
8 Janar, 21:05
-
Sekuestrim për pasuritë e “non grata-ve” në Ballkanin Perëndimor! Presidenti amerikan Biden shton sanksionet për zyrtarët që destabilizojnë ose janë të përfshirë në korrupsion
8 Janar, 20:56
-
Ambiciet territoriale të Trump/ Krisafi: Janë synime serioze! Mund të rikërkojë shkëmbin territoresh mes Kosovës e Serbisë! Kamberi 'ç'kodon' mungesën e Zelenskyt në inaugurimin presidencial
8 Janar, 20:51
-
Meta intervistë nga qelia nr. 5: Arrestimi im mafioz dhe banditesk, i pari i mora unë në pyetje prokurorët e SPAK! Izolimi në 12 m2 s’më pengon të kandidoj
8 Janar, 19:46
-
Blinken: Ideja e Trumpit që SHBA-ja ta marrë nën kontroll Grenlandën s’do të realizohet
8 Janar, 19:43
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
8 Janar, 19:23
-
SHBA, Departamenti i Drejtësisë do të publikojë pjesën e raportit të Prokurorit të Posaçëm Smith për ndërhyrjen në zgjedhje
8 Janar, 18:05
-
‘U luftua korrupsioni!’ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit! Do identifikohen kufizimet që pengojnë rritjen ekonomike
8 Janar, 16:39
-
Gaza/ Izraeli sulmon me avionë, 29 të vrarë, mes tyre 1 foshnje! Komandanti i IDF: Do detyrojmë Hamasin të lirojë pengje! Pritet vizita e të dërguarit special të Trump
8 Janar, 16:38
-
Zyrtari i lartë amerikan mbërrin në Tiranë: Bashkëpunim për forcimin e demokracisë dhe sigurisë
8 Janar, 15:53
Urime per diten e pavaresise te atij shteti te madh.Mirenjohje te perjetshme.
Përgjigju