Meta vijon vizitën e fundit si President në Kosovë, takime me Kurtin dhe Konjufcën: E rëndësishme forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve

Një ditë përpara së të dorëzojë ‘çelësat e Presidencës’, Ilir Meta vijon vizitën zyrtare në Kosovë. Ai ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufcën.

Teksa ka ndarë një foto me Konjufcën, meta shkruan se Kosova ka hedhur themele të forta e të qëndrueshme të shtetndërtimit. Presidenti shkruan se Shqipëria duhet të marrë shembull nga ushtrimi i demokracisë në Kosovë, në veçanti se si llogaridhënia e qeverisë sigurohet përmes zgjedhjeve të lira.

Gjatë takimit me Konjufcën, Meta është ndalur edhe në mosliberalizmin e vizave të Kosovës, i cili shprehet se është një domosdoshmëri për qytetarët kosovarë që duhet të ndodhë sa më parë.

Meta është pritur gjithashtu nga kryeministri Albin Kurti, ku njofton se të dy kanë vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa Presidenti ka vënë në dukje rëndësinë e konkretizimit të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy qeverive.

Meta thotë se është e rëndësishëm koordinimi mes dy shteteve sa i përket politikës së jashtme me qëllim anëtarësimin në BE. Ai është ndalur në bashkëpunimin rajonal, ku thekson se është e rëndësishme që të zbatohet vetëm nisma si Procesi i Berlinit. Kryebashkiaku Përparim Rama i ka dhënë Metës ‘Çelësin e Prishtinës’.

Meta ka nisur ditën e djeshme në Kosovë vizitën e fundit si President, pasi nesër do të betohet Presidenti i ri Bajram Begaj. Ai u prit me ceremoni shtetërore nga Presidentja Vjosa Osmani. Meta ka premtuar se sapo të lërë detyrën e presidentit, do të bëjë më shumë për Kosovën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:08
Metës i jepet ‘Çelësi i Prishtinës’: Mirënjohës Kryebashkiakut Rama, i impresionuar nga vizioni i tij për transformimin e qytetit

Kryebashkiaku i Prishtinës Përparim Rama, i ka dhënë PresidentiT Ilir Metës ‘Çelësin e Prishtinës’.

“Prishtinën e kam konsideruar gjithmonë shtëpinë time të dytë. Ndaj nuk mund ta fsheh emocionin teksa pranoj me përulje “Çelësin e Prishtinës”, që më nderon thellësisht dhe që do ta ruaj me shumë krenari. Mirënjohës Kryebashkiakut Përparim Rama! I impresionuar nga vizioni i tij largpamës për transformimin modern të kryeqytetit të Kosovës dhe mezi pres realizimin me sukses të projekteve të tij ambicioze”, shkruan Meta.

Ora 11:11
Meta takon Konjufcën: Liberalizmi i vizave për Kosovën i domosdoshëm, duhet të ndodhë sa më parë

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Gluk Konjufca. Meta ka nënvizuar rëndësinë e liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës, ku është shprehur se duhet të ndodhë sa më parë.

"Një takim vëllazëror në Prishtinë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Kënaqësi të ndaja vlerësimet për përparimin e gjithëanshëm të Kosovës, që gjithmonë e më shumë po konsolidohet si faktor paqeje, sigurie, stabiliteti, demokratizimi dhe europianizmi në rajon. Kosova ka hedhur themele të forta e të qëndrueshme të shtetndërtimit, duke përqafuar vlerat dhe parimet më të larta demokratike, respektin për liritë, të drejtat dhe dinjitetin njerëzor, mbrojtjen më sipërore të pakicave, e përkushtuar për funksionimin e demokracisë parlamentare, që respekton parimet e kontrollit dhe balancës së pushteteve, që synon sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Shqipëria duhet të marrë shembull nga ushtrimi i demokracisë në Kosovë, në veçanti se si llogaridhënia qeverisëse sigurohet përmes institucionit më jetik të demokracisë përfaqësuese, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Me rëndësi për forcimin e gjithëanshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve tona, konkretizimi me nisma ligjore të marrëveshjeve ndërqeveritare. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri, që duhet të ndodhë sa më parë", shkruan Meta. 

Ora 11:07
Meta takon Kurti: Bashkëpunimi rajonal, vetëm përmes nismave si Procesi i Berlinit

Presidenti Ilir Meta vijon viztën zyrtare në Kosovë ku është pritur në një takim nga kryeministri Albin Kurti. 

"Shumë e përzemërt pritja nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të cilin pata kënaqësinë të zhvilloja një bisedë tepër të frytshme. Duke vlerësuar marrëdhëniet vëllazërore mes vendeve tona dhe potencialin e jashtëzakonshëm për forcimin e tyre, theksova rëndësinë e konkretizimit efikas të marrëveshjeve ndërqeveritare të nënshkruara. Jetik realizimi i projekteve të përbashkëta që afrojnë edhe më shumë qytetarët tanë, si ndërtimi i hekurudhës Durrës-Prishtinë, me impakt në ekonominë e të dy vendeve dhe të rajonit, që do na bashkojnë më shumë dhe do ndalnin hemoragjinë demografike që na ka prekur.

Nevojitet më shumë koordinim edhe në politikën e jashtme dhe rajonale, në përputhje me qëllimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Europian. Lidhur me bashkëpunimin rajonal, ndamë të njëjtin vlerësim në përkrahje vetëm të nismave gjithëpërfshirëse, sikurse Procesi i Berlinit. Kosova është bërë shembull i demokracisë, luftës kundër krimit e korrupsionit, sundimit të ligjit dhe europianizimit në rajon, e vlerësuar edhe nga raportet ndërkombëtare, që meriton sa më parë liberalizimin e vizave për qytetarët e saj", shkruan Meta. 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gano: 23/07/2022 13:53

    Ku jetojn keta lloj idiotesh, ne Hene? E presin me lule e me nderime te medha nje kryehajdut. Celsin e Prishtines ja japin, po celsin e shtepise se tyre guxojne tja japin dot??

    Përgjigju
  • dardan: 23/07/2022 13:24

    O Ram qe erdhe dhe te votum se do te beje ndryshim por ja ke fut gjumit, mendum se do te ishe punetor si Erjon Veliaj por na dole bosh tani shkon i jep celsin Like floririt hajdutit te thesarit, kujdes se do te vjedhi kasaforten se eshte i pa cip. Turp o Ram

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot

Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot