Meta vizitë në Kroaci, takon homologen Kitaroviç dhe Arbanasit e Zarës (FOTO)

Meta vizitë në Kroaci, takon homologen Kitaroviç dhe Arbanasit e Zarës (FOTO)

Presidenti Meta gjatë takimit me homologen kroate, Kitaroviç në Universitetin e Zadarit

KROACI - Presidenti i Republikës, Ilir Meta nisi vizitën zyrtare në Kroaci dhe zhvilloi në Bashkinë e Zadarit, një takim me Presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ku diskutuan mbi thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat. Presidentja Grabar-Kitaroviç ripërsëriti mbështetjena e palëkundur të Kroacisë dhe të sajën personale për integrimin europian të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në gjirin e familjes së madhe europiane.

Presidenti Meta shprehu vlerësimet më të mira për marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Kroacisë, midis shqiptarëve e kroatëve. “Kontributi i rëndësishëm, vetëmohimi dhe sakrificat e shqiptarëve në luftën heroike për pavarësi të Kroacisë janë tregues i kësaj miqësie të veçantë” – theksoi presidenti Meta.

 

“Së bashku përballemi me çdo rreziku që cenon mirëqënien, zhvillimin dhe paqen në rajon, përballë çdo tentative e përpjekjeje që shkon kundër qasjes së harmonisë e bashkëpunimit mes vendeve dhe popujve të rajonit tonë. Këto janë arsye të qenësishme që marrëdhëniet tona të ngrihen në nivelin e partneritetit strategjik dhe të forcohen në interes të një bashkëpunimi edhe më cilësor” – u shpreh Meta.

Presidentja e Kroacisë, Grabar-Kitarović theksoi se krahas mbështetjes së palëkundur për integrimin e Shqipërisë, është e rëndësishme që të punojmë së bashku për mbrojtjen e detit Adriatik nga ndotja, gjë që është jetësore për vazhdimësinë e veprimtarive detare.

Presidenti Meta dhe Presidentja Grabar-Kitarović diskutuan edhe me Prefektin, Kryebashkiakun dhe kreun e Dhomës së Tregtisë së Zadarit, duke vënë theksin te rritja e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve tregtarë në fushën e peshkimit, transportit detar, turizmit.

“Mundësitë janë shumë të mëdha që ne të rrisim shkëmbimet ekonomike-tregtare duke bashkëpunuar në shfrytëzimin e bregdetit tonë, duke mbrojtur detin Adriatik nga ndotja në mënyrë trepalëshe së bashku me Malin e Zi, dhe zhvillimin e turizmit. Një vëmendje e veçantë duhet treguar edhe ndaj veprimtarive të përbashkëta kulturore dhe artistike, me synim e ruajtjes së trashëgimisë së vjetër kulturore, traditat dhe gjuhën e Arbanasve” – nënvizoi presidenti Meta.

Të dy Presidentët theksuan rëndësinë e veçantë të bashkëpunimit midis universiteteve të dy vendeve ku Universiteti i Zadarit si mjaft i njohur dhe me traditë do luajë një rol më të rëndësishëm në të ardhmen duke nisur nga 11 dhjetori i ardhshëm kur në Tiranë do të organizohet një event i rëndësishëm për promovimin e gjuhës kroate dhe Kroacisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen