Meta vizitë në Londër, kërkohet
zbatimi i Reformës në Drejtësi

Meta vizitë në Londër, kërkohet<br />zbatimi i Reformës në Drejtësi
Gjatë vizitës në Londër kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Komisionit Parlamentar Britanik të Drejtësisë.
 
Bob Neill vlerësoi miratimin e Reformës në Drejtësi, ndërsa inkurajoi ndërtimin e një sistemi solid të drejtësisë në Shqipëri.
 
"Konsensusi për miratimin e kësaj reforme madhore kushtetuese në Shqipëri vlerësohet nga Mbretëria e Bashkuar dhe në këtë drejtim inkurajohet ndërtimi i një sistemi solid të drejtësisë, të pavarur nga çdo ndërhyrje politike në të ardhmen.
 
Bashkëpunimi me kolegët e parlamenteve demokratike në Evropë është mjaft i rëndësishëm dhe ky është një shembull shumë i mirë.
 
Patëm një diskutim të frytshëm dhe tejet pozitiv për reformën domethënëse dhe shumë të rëndësishme në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
 
Shpresoj të japim kontributin tonë për t’iu ndihmuar në çdo aspekt dhe duhet të shohim përpara për të vazhduar bashkëpunimin me axhendat e përbashkëta të dy vendeve tona dhe bashkëpunimi është thelbësor në demokraci”, tha Bob Neill.
 
Ndërsa Ilir Meta vlerësoi bashkëpunimin me Britaninë e Madhe në çështjet e drejtësisë dhe vuri në dukje se Shqipëria mund të përfitojë më shumë nga eksperienca dhe ekspertiza e gjerë britanike në këtë fushë kyçe.
 
Kryetari i Kuvendit Meta u shpreh se një transformim rrënjësor të sistemit të drejtësisë është i nevojshëm jo vetëm për qytetarët shqiptarë, por edhe për rritjen e besueshmërisë ndaj investitorëve të huaj, veçanërisht atyre britanikë.
 
"Meta theksoi se Britania e Madhe është një partner i veçantë për Shqipërinë, falë eksperiencës së saj në vite, por edhe për shkak të investimit të madh në këtë fushë në Shqipëri e në rajon".
 
Ilir Meta zhvilloi një takim edhe me Shefen e Departamentit për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin në Ministrinë e Jashtme Britanike, Fiona Mcilëham.
 
Meta vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me Britaninë e Madhe në fushat e drejtësisë, sigurisë, antiterrorizmit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke theksuar se Shqipëria mbështetet tek partneriteti me Britaninë e Madhe për zhvillimin e saj demokratik dhe ekonomik në të ardhmen.
 
Fiona Mcilwham vlerësoi bashkëpunimin e mirë bilateral dhe nënvizoi se rritja e shkëmbimeve politike kontribuon në rritjen e cilësisë së marrëdhënieve mes dy vendeve.
Mcilwham u shpreh se reforma në drejtësi është një projekt ambicioz dhe tepër i nevojshëm për kredibilitetin e Shqipërisë në botë, dhe theksoi se suksesi i zbatimit të saj është i rëndësishëm edhe për progresin e axhendës së reformave të tjera të rëndësishme për të ardhmen.
 
Ndërsa Meta u shpreh se Shqipëria po punon ngushtë me të gjithë fqinjët e saj për të konsoliduar integrimin rajonal dhe në funksion të konsolidimit të axhendës euro-atlantike të të gjithë rajonit.
 
Gjatë vizitës në Londër Ilir Meta dhe delegacioni që e shoqëron ishin të ftuar në një drekë pune me anëtarë nga të dy dhomat e Parlamentit britanik.
 
Të pranishëm ishin Lord McNally, Lord Harrison, Deputetët Lisa Cameron dhe Ëayne David si dhe Kryetari i Komisionit të Brendshëm, Tim Loughton.
 
Gjatë drekës u diskutua u diskutua mbi reformën në drejtësi, marrëdhëniet bilaterale, forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.
 
Gjithashtu, u vlerësua krijimi i Grupit Parlamentar të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Britanik, i cili do të drejtohet prej Deputetes Madeleine Moon dhe Lord Boëness.
 
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Britaninë e Madhe, Kryetari i Kuvendit shoqërohet prej deputetëve Arta Dade dhe Gerti Bogdani.
 
meta vizite ne londer
meta vizite ne londer
meta vizite ne londer
meta vizite ne londer
meta vizite ne londer


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron