Meta vlerëson me titullin e lartë 'Për Merita të Veçanta Civile' familjet Petrela dhe Topulli

Meta vlerëson me titullin e lartë 'Për Merita të Veçanta Civile' familjet Petrela dhe Topulli

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Forcë, me titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile” vëllezërit Bujar, Ylber, Halit dhe Seit Petrela, si dhe Shqipjon Topullin, pas vdekjes.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë kryetarja e Autoritetit për Informimin e Dosjeve të Sigurimit, Gentjana Sula, kryetari i Shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika, ish-të persekutuar e përfaqësues të familjeve, Petrela e Topulli, u dorëzuan titujt.

Në fjalën e tij, Meta u shpreh se është e dhimbshme të kujtohen historitë dhe ngjarjet që bota jonë ka kaluar, jo vetëm gjatë luftërave, por edhe gjatë kohës së regjimeve totalitare si dhe vuri theksin edhe tek moslejimi i një regjimi tjetër totalitar në vendin tonë. Nisur nga akuzat e bëra së fundmi nga PD-ja, se Rama po vendos një regjim komunist, Meta tha se kurrsesi nuk duhet lejuar asnjë sistem totalitar të instalohet në Shqipëri, në të gjitha format e tij, por të ecet përpara në rrugën e Bashkimit Europian.

"Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve me Forcë është një mundësi për të ngritur zërin dhe për të mos i harruar viktimat e zhdukur gjatë regjimit komunist. Ndaj dhe sot pata nderin e veçantë të vlerësoj me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile” Shqipjon Topullin (pas vdekjes) si dhe djemtë e familjes Petrela, vëllezërit Bujar, Ylber, Halil dhe Seit, të cilët kanë kaluar kalvarin e tmerrshëm të vdekjes dhe varrosjes së prindërve të tyre, nga regjimi komunist, në fshehtësi dhe pa asnjë shenjë identifikimi. 
Një ditë si kjo, na kujton se ne duhet të jemi edhe më shumë të bindur për një rrugëtim më të shpejtë dhe solid drejt Bashkimit Europian dhe forcimit të demokracisë, duke mos lejuar më kurrë asnjë sistem totalitar të instalohet në Shqipëri, në të gjitha format e tij. Që të mos kthehemi 30 vite pas si në kohët e errëta të dhunimit dhe shtypjes, por të ecim përpara denjësisht si qytetarë të lirë europianë dhe me dinjitetin njerëzor që meriton çdo shqiptar",
shprehet Meta.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës