Në kuadër të ditës ndërkombëtare të vullnetarizmit kryetari i kuvendit Ilir Meta tha se aktivizimi i qytetarëve në komunitet nxit politikën dhe aktorët social që të ndikojnë pozitivisht në qeverisje më të përgjegjshme . Ndërsa Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi e vuri theksin te diskutimet që po bëhen për hartimin e ligjit të vullnetarizmit dhe për kontributin e të rinjve. Fituesja e çmimit “Vullnetari i Vitit 2015” u shpall Brisilda Hasaj.