Pak ditë pasi priti në zyrën e Partisë së Lirisë ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim, Ilir Meta ka zbardhur edhe takimin me diplomaten amerikane. Sipas Metës, ai i ka shprehur ambasadores Yuri Kim, se shpallja e Berishës ‘non grata’ është vepër e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, vendimet e gabuara të të cilëve ja kanë faturuar Berishës. Meta tha se ky vendim ka një të mirë, kjo për faktin se pa një vendim të tillë do të ishte Basha ende kryetar.
‘Unë nuk mund t’ju flas se cilat ishin mesazhet e zonjë ambasadore. Ata flasin vetë nëse kanë diçka për të thënë. Por mund t’ju them se çfarë i thash zonjës ambasadore. I thashë mendimin tim për shpalljen e Berishës ‘Non grata’. I shpreha bindjen time se kjo është vepër e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës në bashkëpunim,. Gjithë vendimet e gabuara i ka marrë në bashkëpunim me Edi Ramën, djegia e mandateve, bojkotimi i votimit të reformës në drejtësi, falja e pushtetit vendor. Të gjitha këto vendime ja ka faturuar Berishës, ky është fakt dhe vendim i SHBA që nuk kemi pse ta diskutojmë. Unë e vlerësoj efektin pozitiv të këtij vendimi për të cilin nuk kam qenë dakord. Por pa një vendim të tillë do të kishim sërish Bashën kryetar të PD-së. Ne nuk bëjmë zgjedhje midis zotit Berisha dhe Amerikës. Ne kemi programin tonë që është 100% i pavarur dhe nga vetë PD. Respektojmë vendimet që marrin simpatizantët e PD-së. Ne i qëndrojmë programit tonë për të përmbushur 100% detyrimet tona dhe njëkohësisht për të përshpejtuar me ritme marramendëse luftën kundër korrupsionit që janë kyçe për çeljen e negociatave.’- u shpreh Meta.
Lajmi kryesor:
Meta zbardh takimin me Kim: I thashë se s'jam dakord me shpalljen e Berishës 'non grata', vepër e Ramës dhe Bashës! Nuk zgjedhim mes tij dhe SHBA-së (VIDEO)
M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
69%
-
Jo
26.8%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 306
Lajme të tjera
-
Lufta poshtë brezit për dominimin e opozitës
23 Prill, 22:08
-
Mero Baze: Intifada e Ilir Metës kundër SPAK
23 Prill, 22:02
-
Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar
23 Prill, 21:39
-
‘Prokuroria, gjykatat ishin të korruptuara’, Ngjela: SPAK arritje e madhe! Meta sulmon Dumanin se kërkon mbrojtje publike, ka humbur ekuilibrin
23 Prill, 19:49
-
'Sufllaqe nga qielli nuk bien më', Meta: Kush ka mendim ndryshe le të ngjitet në një paralele më të gjatë se ajo që hipa unë
23 Prill, 19:43
-
Jakin Marena: Meta ‘heq’ dorë nga Monika, ‘josh’ pa dobi Berishën dhe ‘nyja’ Argita
23 Prill, 19:10
-
Tradhtar i Ilir Metës? Braimllari në 'Frontline Interview' zbulon kulisat brenda partisë: Nëse ndalon me statut nepotizmin bën ligj anti-Monika
23 Prill, 18:51
-
Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta
23 Prill, 18:27
-
Sulmet ndaj SPAK, avokat Beqiri: Meta në hall të madh, po i shtrëngohet laku! Do të shpëtojë miliardat, kreu i PL-së pronar i kompleksit në Velipojë
23 Prill, 18:00
-
'SPAK duhet mbështetur', Dashamir Shehi në 'Studio Live': Sulmet e Metës, halle personale! Opozitës i duhet trajektore e re
23 Prill, 17:25
-
Meta sulmon sërish Dumanin: S'i druhem arrestimit nga një prokuror që s’di të thotë dy fjalë! Jam i lodhur nga takimet me ndërkombëtarët
23 Prill, 16:35
-
Riorganizimi i Partisë së Lirisë, anëtarja e Komitetit Drejtues shpall kandidaturën për zv.presidente! Në garë me Erisa Xhixhon, të besuarën e Metës
23 Prill, 14:32