Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj. 
 
Në telefonatën e tij Meta e ka cilësuar arrestimin e Haradinajt si një provokim dhe  procesin për lirimin e tij si absurde.
 
Gjithashtu kryeparlamentari ka shprehur dhe dëshirën për një takim sa më të shpejt në Tiranë ose Prishtinë.
 
Nesër pritet të jepet vendimi zyrtar nga Gjykata franceze pas kërkesës së Serbisë për ekstradimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
 
Avokati i tij shprehu besimin që Haradinaj do të lirohet dhe nuk do të ekstradohet në Serbi, pasi kjo e fundit nuk ka mundur të sigurojë “prova të reja”, siç është pretenduar.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)