Metallica nis turneun botëror 2023-2024! Koncerti në Amsterdam ‘çmendi’ fansat e zjarrtë të grupit ikonik

Koncerti i mbajtur në Amsterdam të enjten shënoi nisjen e turneut ‘M72’ të grupit ‘Metallica’ ku pritet që të performojë në 12 vende të ndryshme të botës gjatë viteve 2023-2024.

Me publikimin e albumit shoqërues, “Metallica” nisi turneun e saj ’M72’ të enjten ku do të performojnë në 12 vende të ndryshme të botës dhe do të mbajnë 47 koncerte gjatë vitit 2023-2024.

Këtë turne grupi e filloi në Amsterdam, ku luajtën në mes të stadiumit Johan Cruijff. Të rrethuar nga fansat shfaqja zgjati rreth dy orë ndërsa bateristi Lars Ulrich u shfaq në të katërta anët e skenës, pasi sipas tij, kjo është mënyra më e mirë për të krijuar ndërveprim me turmën.

Në skenë u luajt edhe kënga "Orion” të cilën grupi nuk e ka interpretuar live për më shumë se dhjetë vjet dhe që lidhet ngushtë me basistin Cliff Burton, i cili vdiq tragjikisht në 1986.

Pas mbarimi të koncertit në Amsterdam, themeluesi dhe bateristi i grupit Lars Ulrich ka folur për vijimësinë e turneut ku më 17 dhe 19 maj do të jetë në Francë për të vazhduar më pas në mbarë botën. Turneu do të vazhdojë deri në vitin 2024, ku vitin tjetër do të performojnë në Gjermani. Albumi “72 sezone” u publikua më 14 prill, dhe ka hyrë në top listat botërore, duke gjetur vendin e parë në Angli.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani