Operacioni i SPAK/ Dumani 'kryqëzon' Nokën: Shumë fyese dhe denigruese të aludosh se dekonspiruam operacionin, kemi punuar me shpirt! S'ka shans të më akuzojë mua policia

Kreu i SPAK Altin Dumani i është kthyer ashpër Flamur Nokës, e cili e akuzoi se SPAK ka dekonspiruar operacionin e fundit ku u lëshuan 50 urdhër arreste. Me tone të larta në Kuvend, Dumani i tha Nokës se kjo deklaratë është shumë fyese dhe denigruese që të aludosh për personat të cilët me mish e me thua janë përpjekur të hetojnë një çështje kaq komplekse. Vetë Dumani ka qenë pjesë e hetimeve në këtë operacion.

Ndërkohë që kreu i SPAK fliste, Flamur Noka ndërhynte në fjalën e tij dhe në një moment i tha se policia e akuzon se ka dekonspiruar opeacionin. Dumani tha se s'ka shans që ta akuzojë policia për këtë çështje. 

"Se kuptoj si mund të shkosh kaq larg dhe të aludosh se prokurorët dhe hetuesit kanë dekonspiruar çështjen, është mundi i hetuesve të BKH, i imi personali dhe prokurorit tjetër të çështjes. Kemi punuar orar pa orar, 8 me 8 kemi punuar. Është shumë fyese dhe denigruese të aludosh për personat me të cilët me mish e me thua janë përpjekur të hetojnë një çështje kaq komplekse dhe me kaq personazhe në dosje. Nuk më akuzon mua policia, s’ka shans. Nuk ec me të dëgjuar, ec me prova, Ti dëgjon, unë kam prova. Kështu është standardi, ti ecën me të dëgjuar ne me prova", tha Dumani. 


Lajmi kryesor:

Kreu i SPAK raporton tek 'Ligjet'/ Akuzat e Berishës, Dumani i prerë: S’jam peng i askujt! Drejtësia s'mund të sfidohet! Zero shanse të ndikojë kush!


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Nga se shkaktohet paraliza e gjumit dhe çfarë ndodh gjatë saj

Nga se shkaktohet paraliza e gjumit dhe çfarë ndodh gjatë saj