TIRANE - Ministria e Ekonomisë ka nënshkruar dje dy marrëveshje hidrokarbure shtesë të kontratave me ndarje prodhimi për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve më kompaninë kanadeze “Petromanas Albania GmbH”, për blloqet e kërkimit A-B dhe D-E në tokë, në territorin shqiptar.
“Petromanas” aktualisht është kompania me investimet më të mëdha përsa i përket aktivitetit të kërkimit të hidrokarbureve në Shqipëri, në blloqet e reja të kërkimit. Marrëveshjet u nënshkruan nga sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Dael Dervishi dhe drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Petromanas Albania GmbH” Malfor Nuri.
Kompania kanadeze “Petromanas Albania GmbH”, në bashkëpunim me kompaninë “SHELL International” është duke kryer aktivitet për kërkimin e hidrokarbureve në blloqet 2 dhe 3 të kërkimit, që shtrihen në zonën Berat–Tepelenë.
Aktualisht këto kompani janë angazhuar në shpimin e një pusi të thellë (rreth 5.500 m), pusi Shpiragu-2, në strukturën e malit të Shpiragut, ku pritet zbulimi i një vendburimi të ri nafte.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.02.2013
Redaksi Online
(b.m.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com