Ministria e Financave prezantoi sot Strategjinë e tretë të Menaxhimit të Financave Publike, një dokument bazë i cili është punuar së bashku me ekspertët e Bashkimit Europian dhe orienton politikat sa i përket reformave në menaxhimin e financave publike deri në vitin 2030.Në fjalën e tij, Ministri i Financave u shpreh se forcimi dhe konsolidimi i mëtejshëm i financave publike është një nga kërkesat themelore edhe sa i përket rrugëtimit të vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Reforma e Menaxhimit të Financave Publike synon të sigurojë një sistem financiar publik që promovon transparencën, llogaridhënien, disiplinën fiskale dhe efikasitetin në menaxhimin dhe përdorimin e burimeve publike për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve dhe zhvillimin ekonomik”, tha Ministri.
Ministri Mete theksoi se vendi ka ndërmarrë një sërë reformash të rëndësishme që kanë sjellë avancime domethënëse në procesin e integrimit evropian. Në këtë kuadër, edhe Plani i Rritjes, i miratuar së fundmi nga Parlamenti Evropian, do të shërbejë si shtysë për vijimin e reformave, shoqëruar kjo edhe me mbështetjen financiare për përshpejtimin e tyre.
Duke iu referuar Strategjisë së re, Ministri Mete informoi se disa prej synimeve të saj janë:
· Përmirësimi i mëtejshëm i politikave fiskale dhe makroekonomike;
· Avancimi në planifikimin e integruar strategjik dhe buxhetor, si edhe rritja e monitorimit dhe raportimit;
· Rritja e mobilizimit të të ardhurave dhe përmirësimi i mëtejshëm i sistemeve për menaxhimin tatimor e doganor;
· Forcimi i menaxhimit të zbatimit të buxhetit dhe implementimi i mëtejshëm i standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit;
· Avancimi i përputhshmërisë së sistemeve për Kontrollin e Brendshëm Financiar Publik në përputhje me praktikat e BE-së;
· Integrimi i elementeve të ekonomisë së gjelbër, duke synuar procedura dhe praktika që nxisin shpenzime drejt aktiviteteve të gjelbra.
Duke bërë një përmbledhje të zhvillimeve kryesore ekonomike Ministri tha se Shqipëria po kalon një moment shumë të mirë ekonomik, treguesit kryesorë makroekonomikë kanë shënuar përmirësime të ndjeshme, ku borxhi publik në fund të vitit 2023 zbriti për herë të parë që nga viti 2011 nën nivelin 60% dhe pritet të vijojë trajektoren rënëse edhe gjatë viteve në vazhdim, ndërsa balanca primare u rikthye në pozitive dhe u shënua një përmirësim i ndjeshëm i bilancit të llogarisë korrente, ndikuar kryesisht nga performanca shumë e mirë e sektorit të turizmit dhe shërbimeve të lidhura me këtë sektor, si edhe investimeve të huaja direkte që arritën nivelin më të lartë, prej 1.5 miliardë euro.
“Ka vijuar performanca e mirë e të ardhurave edhe në muajt e parë të vitit 2024, përgjatë të cilit projektojmë të arrijmë në mbi 28% të PBB-së sa i përket mbledhjes së të ardhurave. Gjithashtu, vitin e kaluar u shënua niveli më i ulët i detyrimeve të prapambetura prej rreth 1% në raport me shpenzimet, që nga momenti i nisjes së monitorimeve në vitin 2016, kjo edhe në kuadër të reformave të ndërmarra në zbatim të Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike”, tha Ministri.
Strategjia e re për Menaxhimin e Financave Publike është publikuar për konsultim publik në fillim të muajit të kaluar dhe pritet të miratohet brenda 6-mujorit të parë të këtij viti, për të nisur më tej me fazën e implementimit të saj.
Lajmi kryesor:
Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike! Ambasadori i BE: Jo më ndryshim buxheti me akt normativ, monitoroni PPP-të! BB: Eliminoni korrupsionin (VIDEO)
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?
-
Po
11.3%
-
Jo
85.2%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 3227
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike! Ambasadori i BE: Jo më ndryshim buxheti me akt normativ, monitoroni PPP-të! BB: Eliminoni korrupsionin (VIDEO)
3 Maj, 11:58
-
Së shpejti, transaksione në euro, Mete në takimin e ministrave të Ballkanit: Avancuam anëtarësimin në sistemin europian të pagesave
27 Prill, 13:38
-
Mete e Sejko në Uashington, FMN e BB vlerësojnë qëndrueshmërinë e Shqipërisë, mbështetje dhe financim për reformat
22 Prill, 09:33
-
Nënshkruhet marrëveshja/ Banka Botërore financon me 80 milionë dollarë projektin në mbështetje të turizmit të qëndrueshëm
21 Prill, 10:22
-
Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale
19 Prill, 21:59
-
Rinovohet Marrëveshja e Ndihmës për Objektiva Zhvillimi me USAID, Mete: Zgjerohet më tej financimi, afati shtyhet deri në 2030
16 Prill, 18:07
-
Paketë e re fiskale, ulje tatimi për pagat e të rinjtë deri në 29 vjeç dhe për prindërit me fëmijë nën 18-vjeç! Mete: Mësuesit, me rritjen më të madhe të pagave
12 Prill, 14:43
-
Shqipëri - Itali firmosin memorandum bashkëpunimi: Komisioni i përbashkët doganor kundër kontrabandës dhe mashtrimit në tregtinë ndërkombëtare
4 Prill, 14:40
-
Ministri i Financave: Në qershor do rishikohet tatimi mbi pagat! Synojmë lehtësimin e tatimit për shtresat e mesme! Dhoma Amerikane: Erëra të mira për vendin, por s’mjaftojnë
26 Mars, 21:17
-
Ministri i Financave: Nga turizmi ekonomia përfitoi 4.2 mld euro vitin e kaluar
26 Mars, 17:31
-
Mete takon Wisner: Forcojmë bashkëpunimin me SHBA! Në fokus siguria kibernetike e forcat e armatosura
13 Mars, 10:35
-
Inceneratorët/ SPAK merr në pyetje për 30 minuta ministrin e Financave, Ervin Mete
6 Mars, 17:47