Drejtori i metrogjisë për Tiranën, Sami Gjeta, tha se nga inspektimet janë konstatuar 5 kundravajtës por vetëm një subjekti i është hequr licensa. Drejtori Gjeta thotë se inspektimet do të vazhdojnë edhe në muajt në vijim, duke i paralajmëruar subjektet të mos abuzojnë me sasinë e karburantit në të kundërt do të ketë gjoba dhe mbyllje të subjekteve.
Në vendin tonë, sipas të dhënave të Tatimeve, ka 1.018 stacione shitjeje me pakicë karburanti. Vetëm në Durrës ka 83 të tilla, numër ky, që ja kalon Malit të Zi, në të cilin gjithsej numërohen 79 pika. Këto stacione janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit. Importuesit që zotërojnë tregun e shumicës, duan të dominojnë edhe atë të pakicës.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)