Metrologjia: Qindra shkelje, nga
karburantet tek furrat e bukës

Metrologjia: Qindra shkelje, nga<br />karburantet tek furrat e bukës
TIRANË – Janë konstatuar qindra e qindra shkelje, që në fakt janë abuzime me qytetarët, bën të ditur sot Drejtoria e Inspektimit Metrologjik. Ky institucion bëri të ditur se, se gjatë periudhës 5 tetor 2013 –15 nëntor 2013, ka ngritur grupe Inspektimi, me qëllim kontrollin e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e tregtimit të karburanteve dhe gazit si dhe subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e parapaketimeve.
 
INSPEKTIMET NE KARBURANTE
Janë inspektuar dhe janë mbajtur akt-kontrolle në 225 subjekte, që dispononin në total 488 aparate matës të karburanteve me një total prej 2.251 pistoleta furnizuese. Janë bllokuar nga grupet e inspektimit dhe u është kërkuar riverifikim për 341 pistoleta, pasi gjatë testimeve rezultuan me gabime të matjes jashtë kufirit ligjor të lejuar.
Për 76 subjekte janë mbajtur procesverbale dhe janë marrë masa administrative me vendim-gjobë, pasi kishin në përdorim instrumenta matës të paverifikuar, instrumenta që u kishte kaluar afati i verifikimit periodik dhe dëmtime nga subjekti të shenjave metrologjike, veprime këto në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Metrologjinë (i ndryshuar).
 
KONTROLLET NË FURRA BUKE E PASTIÇERI
Gjatë kësaj periudhe, janë inspektuar dhe janë mbajtur akt-kontrolle edhe për 105 subjekte që dispononin 106 instrumenta matëse (peshore elektronike). Nga këto subjekte 97 rezultojnë me instrument matës të verifikuar. 8 subjekte rezultojnë me instrumenta matëse të paverifikuara.
 
METROLOJIA LIGJORE
Janë kontrolluar dhe verifkuar 4958 instrumenta matës në 2452 subjekte. Të ardhurat me TVSH nga këto verifkime janë 15 022 431 lekë të reja.
 
METROLOGJIA SHKENCORE DHE INDUSTRIALE
Gjatë 40 ditëve, janë kryer 186 kalibrime (rezervuar karburantesh, kontalitrat karburantesh, kontator elektrik, makina të forcave material, peshore, gramar, termometra, manometra, instrumenta matëse dimensional). Një pjesë e këtyre kalibrimeve janë instrumente matëse kampion të sektorëve të shërbimit metrologjik në Tiranë, Fier e Korçë. Të ardhurat nga kalibrimet arrin në vlerën 1 milionë lekë, nga të cilat deri tani janë arkëtuar 581 889 lekë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi

Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi