/ATSH/- Rritja e nivelit të akcizës në fillim të këtij viti dha efektet pozitive në të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit nga kjo taksë.
Sipas treguesve fiskal paraprak të publikuar nga Ministria e Financave, gjatë 3 muajve të parë të këtij viti të ardhurat nga akciza llogariten 7.056 milionë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë të ardhurat nga ky zë janë rreth 946 mije lekë më shumë.
Rritja e të ardhurave i atribuohet luftës ndaj evazonit fiskal të administratës doganore, por edhe importi i cigareve ka ardhur në rënie, si pasojë e politikave të ndërmarra nga qeveria për uljen e konsumit të këtij produkti.
Për të minimizuar informalitetin në këtë fushë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me kompaninë "Crown Agents" ka nisur një fushatë sensibilizimi "Bëni biznes të pastër" kryesisht për pijet alkolike. Për t'i ardhur në ndihmë biznesit të ndershëm, kompania që ka kontratën koncensionare të pullave fiskale ka prodhuar një kartë "sicpa validator", e cila ndihmon në njohjen e origjinalitetit të pullave fiskale