MF: Gjatë 10-mujorit të ardhurat llogariten 299.308 milionë lekë

/ATSH/- . Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit gjatë 10-mujorit të parë të këtij viti llogariten 299.308 milionë lekë, ndërsa u shpenzuan 337.658 milionë lekë, raporton Ministria e Financave, përmes statistikave paraprake të treguesve fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar janar-nëntor 2014.
Referuar statistikave, defiçiti buxhetor llogaritet -38.350 milione leke. Taksat që sollën më shumë të ardhura në buxhet janë TVSH-ja dhe tatim-fitimi. Të ardhurat nga TVSH-ja llogariten 103,425 milionë lekë. Ndërkohë, TVSH-ja e rimbursuar gjatë kësaj periudhe ka qenë rreth 5.744 milionë lekë. Të ardhurat nga tatim-fitimi, llogariten 17.634 milionë lekë. Ndërkohë, të ardhurat nga akciza për këtë 10-mujor llogariten 34.137 milionë lekë.
Në dhjetëmujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013, shpenzimet kapitale llogariten 36.782 milionë lekë, shpenzimet korrente janë 274.539 milionë lekë, ndërsa shpenzimet operative të mirëmbajtjes llogariten 28.718 milionë lekë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Shisnin drogë në lokale nate dhe në lagjet e Shijakut, arrestohet 20 vjeçari! Shpallet në kërkim 26-vjeçari (EMRAT+VIDEO)