MF: Të ardhurat nga Tatim fitimi, 68 milionë lekë më pak se plani

Të ardhurat nga Tatim fitimi për 11 mujorin, sipas statistikave paraprake të MF-së, janë 21.7 miliardë lekë, ose afro 68 milion lekë më pak se plani. Ndërsa, në të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat nga ky zë ishin 19.2 miliardë lekë.

Edhe pse me rritje në vlerë si pasojë e rritjes së taksës, vlerësohet se efektet e krizës globale të jenë një faktor kryesor që ka ndikuar tek një pjesë e madhe e sipërmarrjeve private, që kryejnë shkëmbime tregtare me vendet e eurozonës.

Mosrealizimi i të ardhurave shihet edhe si pasojë e drejtpërdrejtë e politikës së rritjes në përgjithësi të ngarkesës taksore.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra