MICHIGAN - Një makinë policie e Saginaw County të Michiganit, ka filmuar një ngjarje të çmendur e cila iu afrua tragjedisë. Nga kamera në kroskotin e makinës, mund të shihen disa makina policie të cilat ndiqnin një automjet që udhëtonte me shpejtësi të lartë.

Pas një ndjekjeje të gjatë dhe pasi u rrethua nga makinat e policisë, shoferi i dehur i automjetit vendosi të hidhej nga ura në tentativë për të shpëtuar.

Por nëse ky i fundit ishte i dehur dhe s’mund t’i vesh shumë faj, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për policin i cili hidhet bashkë me të që mos t’a lejojë të largohet.

Ajo çka dy burrat nuk kishin llogaritur mirë ishte lartësia e urës në atë pikë, plot 11 metra rrënie e lirë.

Të dy u shtruan në spital me dëmtime të shumta, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)