Gjatë vizitës së ditës së djeshme të Presidentit të UEFA-s në Tiranë, sipas website-s Insideworldfootball, Platini ka patur një takim sekret me kreun e Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri.
Takimi mes Vokrrit dhe Platinit është bërë në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Sipas burimeve të kësaj webfaqeje, takimi u fokusua në të ardhmen e futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare.
Megjithatë, nuk u dha asnjë version zyrtar për takimin nga UEFA apo nga Federata Kosovare e Futbollit.
Kosova është lejuar nga FIFA të luajë vetëm ndeshje miqësore, duke qenë se ajo nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara.
Kreu i UEFA-s, Michel Platini u takua dje në Tiranë me figura të larta politike, ku u diskutua për një stadium të ri për Kombëtaren Shqiptare.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com