ROME - “Ndonjëherë mendoj se Barack nuk më do, por mjafton të flasim për t’u ndjerë menjëherë e sigurt, dhe për të kuptuar se në të vërtetë, ai më adhuron”. Është ky rrëfimi i Zonjës së parë amerikane, Michelle Obama, në një intervistë për të përjavshmen “Chi”, duke iu referuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara.
Michelle tregon një pjesë të përditshmërisë së saj në Shtëpinë e Bardhë.
''Ne jetojmë dhe punojnë në të njëjtin vend, në Shtëpinë e Bardhë. Hamë darkë në orën 18:30. Pastaj vajzat shëtisin qenin dhe gjatë kësaj kohe unë me bashkëshortin tim diskutojmë mbi situata të ndryshme, pa qenë ato prezente”, rrëfen ajo duke shtuar se “jam gjithmonë unë që shkoj në shtrat e para, e më pas Barack më mbulon me batanije, fik dritë, më jep një puthje dhe vazhdojmë të bisedojmë”.
Mbi faktin se ç’do t’i pëlqente të bëhej, Zonja e parë thotë: “Nëse do të kisha talent, do doja të isha Beyonce”, teksa vijon “Do të më pëlqente vërtet të isha një këngëtare e madhe. Fuqia e muzikës, të dish të luash një instrument… Pastaj kam përshtypjen se muzikantët e shijojnë jetën si asnjë tjetër”, - është shprehur Michelle.
Më tej ajo vazhdon rrëfimin e saj duke treguar disa detaje mbi Presidentin.
“Barack adhuron të këndojë në dush, këndon për vajzat tona, por nuk janë këngë të plota, më shumë vargje të ëmbla dhe romantike”, thotë Zonja e Parë.
Së fundmi, duke iu referuar pyetjes se si mund të ketë një raport të barabartë kur vetë bashkëshorti i saj është “Presidenti i Shteteve të Bashkuara”, Michelle thotë:
“Përpiqemi të mos e marrim shumë seriozisht veten. Kur stërvitemi bashkë, shumicën e kohës e kalojmë duke tallur njëri-tjetrin”.
/Shqiptarja.com