Këngëtarja e njohur Mihrije Braha pritet të publikojë së shpejti këngën e saj më të re “Inati”, e cila vjen si një bashkëpunim me këngëtarin Labinot Rexha.

Vetë këngëtarja është shprehur për “Zëri” se kjo këngë do të jetë një hit i saj.

“Sapo kemi realizuar një këngë mjaft të bukur me këngëtarin Labinot Rexha, këngë e cila kam përshtypjen se do të jetë një hit i radhës.

Kënga në fjalë ka të bëjë me një dashuri, ku inati është i pranishëm në çift.

Por kuptohet që femra është ajo e cila inatin e shpreh më lirshëm se sa mashkulli.

Pra është një tekst që do t’iu pëlqejë të gjithëve”, -është shprehur Mihrija.

Gjithashtu mësohet se kjo këngë do të publikohet e shoqëruar me klip, i cili është duke u xhiruar në Tiranë.

(xh.k/shqiptarja.com)