Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që ende nuk kanë votuar të dalin në zgjedhje dhe të mbështesin “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17.
Përmes një video-mesazhi në Facebook, Kurti theksoi se pjesëmarrja në votime është e rëndësishme për përfaqësimin politik dhe të ardhmen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Ai u shpreh se përballja me diskriminimin dhe përpjekjet për barazi kërkojnë pjesëmarrjen e qytetarëve, ndërsa i ftoi ata të nxisin edhe familjarët e miqtë që të ushtrojnë të drejtën e votës.
"Të dashur qytetarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Ju që ende nuk keni votuar, ju ftoj ta ushtroni të drejtën tuaj. Shfrytëzojeni kohën e mbetur. Secila votë ka peshë për përfaqësimin dhe për të ardhmen tuaj. Përbashkimi në “Koalicionin Shqiptar” kërkon sot pjesëmarrjen tuaj. Qëndresa ndaj diskriminimit dhe përkushtimi për barazi marrin forcë nga vullneti që shprehni në kutitë e votimit. Dilni e votoni. Ftojini edhe familjarët e miqtë tuaj që ta ushtrojnë këtë të drejtë. Mbështeteni “Koalicionin Shqiptar”, numrin 17. Për një zë të fuqishëm dhe për mundësinë që secili e secila ta ndërtojë jetën në vendlindje" tha Kurti në një videomesazh të publikuar pasditen e së dielës.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në Serbi drejt fundit, pjesëmarrje e lartë, incidente dhe dyshime për blerje votash! Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Votoni për të ardhmen tuaj! 'Blindohet' qendra e Beogradit






