Mijëra bjellorusë demonstrojnë përsëri kundër Lukashenkos, dhjetëra të arrestuar

Mijëra bjellorusë demonstrojnë përsëri kundër Lukashenkos, dhjetëra të arrestuar

Sot, policia bjelloruse arrestoi dhjetëra pjesëmarrës në demonstrata masive që kërkonin dorëheqjen e presidentit autoritar Alexander Lukashenko.

Mijëra protestues dolën përsëri në rrugë, duke u mbledhur nëpër Minsk në grupe të vogla për ta bërë më të vështirë për policinë të punonte në qytete të tjera të mëdha.

Sot, më shumë se 120 shëtitje proteste u organizuan në Minsk dhe qytete të tjera dhe numri i demonstruesve në secilin prej atyre grupeve varion nga disa dhjetëra në disa qindra, raporton Reuters, sipas medias opozitare bjelloruse Nasha Niva.

Grupi i të drejtave të njeriut Vesna-96 (Pranvera-96) njoftoi se rreth 70 demonstrues ishin arrestuar.

Policia bllokoi qendrën e Minskut dhe përdori topat e ujit për të shpërndarë demonstruesit, të udhëhequr nga Vesna-96.

Ndryshe nga protestat e mëparshme të dielën, autoritetet nuk mbyllën stacionet e metrosë në qendër të Minskut sot, as nuk bllokuan trafikun telefonik dhe hyrjen në internet, sipas AFP.

Protestuesit tundën flamuj të bardhë dhe të kuq, të cilët janë simbol i opozitës, dhe thirrën "Rroftë Bjellorusia!"

Bjellorusia është goditur nga një krizë politike që nga zgjedhjet presidenciale më 9 gusht, kur filluan protestat masive antiqeveritare në të gjithë vendin, iniciuar nga rezultatet zyrtare të votimit, sipas të cilave Lukashenko fitoi më shumë se 80 për qind të votave. Kundërshtarët e Lukashenkos pretendojnë se zgjedhjet ishin vjedhur.

Liderja e opozitës Svetlana Tihanovska, e cila u strehua në Lituani menjëherë pas zgjedhjeve për të shmangur arrestimin, vlerësoi sot guximin e demonstruesve, të cilët, siç deklaroi ajo, nuk u tërhoqën "nga shtypja, dhuna dhe i ftohti".

"Populli i Bjellorusisë dëshiron të jetojë në një vend demokratik dhe të lirë," tha në Twitter Tikhanovska, e cila papritur u bë rivalja kryesore e Lukashenkos në zgjedhjet presidenciale pas arrestimit të figurave të tjera të shquara të opozitës.

Me gjithë përpjekjet e autoriteteve për të shuar demonstratat duke arrestuar dhe shtypur protestuesit dhe aktivistët, protestat masive nuk u shuan as pas katër muajsh.

Protestat më masive ndodhin të dielën, kur dhjetëra mijëra demonstrues dalin në rrugë. Një javë kishte edhe 200.000 njerëz.

Që nga fillimi i demonstratave në gusht, të paktën katër njerëz kanë vdekur ose në protestë ose pas arrestimit. Më shumë se 30.000 protestues u arrestuan, nga të cilët, sipas grupeve të të drejtave të njeriut, mijëra u rrahën.

Lukashenko, 66-vjeç, i cili ka drejtuar Bjellorusinë me një dorë të vendosur që nga korriku 1994, me shtypje kundër opozitës dhe mediave të pavarura, ka mbështetjen e Rusisë, ndërsa akuzon vendet perëndimore për nxitje të protestave./KosovaPress

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 13/12/2020 17:09

    i beni jejhon protestave neper bote, por sua mban te sghkruani per protestat ne tirane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja