/ATSH-AFP/ - Disa mijëra persona janë mbledhur për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Boris Nemtsov, një prej opozitarëve më të ashpër të presidentit Vladimir Putin, vrarë të premten e kaluar pranë Kremlinit.
Varrimi i tij në varrezën moskovite të Troiekurovskoies do të paraprihet nga një ceremoni publike në qendrën "Sakharov", muze kushtuar të Drejtave të Njeriut dhe akademistit disident sovjetik Andrei Sakharov,
"Ishte dikush të cilin e ndjeja të afërt. Dëshiroj t'i them lamtumirë. Ishte një njeri që kishte principe, një njeri karizmatik. Pak rëndësi ka kush e vrau, kjo është një humbje e pariparueshme", theksoi Maria Koniakova, një psikologe.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm ish-kryeministri në kohën e Putinit, kaluar tashmë në opozitë, Mikhail Kassianov, ish-kryeministri britanik, John Major dhe ambasadori i SHBA-së, John Tefft, i cili shprehu dhimbjen e thellë të presidentit dhe popullit amerikan për vdekjen e këtij patrioti të madh rus.
Një kurorë u dërgua nga kryeministri rus, Dmitri Medvedev dhe disa anëtarë të qeverisë ishin të pranishëm për të bërë homazhe për Boris Nemtsov, veçanërisht zëvendëskryeministri, Arkadi Dvorkovitch dhe Serguei Prikhodko.
Ambasadorët e vendeve evropiane dhe disa personalitetet të huaja, mes të cilëve shefi i diplomacisë lituaneze, Linas Linkevicius, kryetari i Bashkisë së Rigas, kryeqyteti letonez, Nils Usakovs dhe zëvendësministri polak i Punëve të Jashtme, Konrad Pawlik njoftuan qëllimin e tyre për të marrë pjesë në varrimin e ish-zëvendëskryeministrit, Boris Eltsine dhe opozitarit radikal të Vladimir Putin, vrarë në moshën 55-vjeçare.
Por disa prej tyre janë penguar. Presidenti i senatit polak, Bogdan Borusewicz deklaroi se autoritetet ruse i kishin refuzuar vizën për të shkuar në ceremoni, si kundërpërgjigje e sanksioneve evropiane kundër Moskës dhe eurodeputetja letoneze, Sandra Kalniete njoftoi dje në mbrëmje se ishte kthyer në aeroportin ndërkombëtar Sheremetyevos të Moskës
/Shqiptarja.com