“Zemra mal!” Kështu shkroi kryeministri Edi Rama teksa ndau pamje nga sheshi “Skënderbej”, ku u mblodhën mijëra njerëz, duke kërkuar drejtësi për gjyqin që po iu bëhet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në mbyllje, ai ndau edhe dy imazhe, njëra me figurat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.  Ndërsa fotoja tjetër është shkrepur nga statuja e Skënderbeut, ku shihet sheshi plot me shqiptarë.

Edhe presidenti Bajram Begaj ka reaguar për protestën, teksa shkruan se UÇK-ja është krenari e historisë së kombit shqiptar dhe asgjë nuk mund ta zhbëjë këtë “trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi.”

“UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës. Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare. Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi.”, ka shkruar presidenti Begaj.

Kryeministri Rama, ndonëse ishte një ndër mbështetësit më të zëshëm të protestës së organizuar nga veteranët e UÇK-së, nuk mori pjesë për të shmangur sipas tij politizimin e saj. Në një reagim që bëri dje në përgjigje të akuzave të LVV, tha mes të tjerash se “....do t’i bashkohesha si pjesëmarrës i thjeshtë, nëse nuk do të isha i vetëdijshëm se çdo politizim me dashje ose jo i asaj nisme, do të dëmtonte qëllimin dhe popullaritetin e saj.”

Në mbyllje të protestës reagoi edhe kreu i AAK, Ramush Haradinaj, teksa shkroi: "Tirana UÇK. Liri për Çlirimtarët."

Postimi i Haradinajt 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:34
FOTOLAJM/ Taulant Balla poston foto me djalin e Hashim Thaçit dhe Përparim Ramën: Më të fortë kur jemi bashkë

1760729797_aa.JPG

Pas përfundimit të protestës për ish-krerët e UÇK në Tiranë, kreu i Grupit Parlamentar të PS ka postuar një foto me djalin e Hashim Thaçit, Endrit Thaçi dhe me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama.

‘Më të fortë kur jemi bashkë. Me Kryetarin më të mirë të Prishtinës Përparim Rama i cili po e zbukuron atë çdo ditë dhe djalin e Presidentit Thaçi, Endritin, sonte në kryeqytetin e shqiptarëve’, shkruan ai.

Ora 21:22
Protesta për ish-krerët e UÇK në Tiranë, aktori Robert Ndrenika: Shqiptarët bashkë, siç ju ka hije, përgjigje për ata që i fryjnë zjarrit të ndasisë

1760728879_robertndrenika.jpg

Aktori i njohur Robert Ndrenika, ka reaguar lidhur me protestën që u zhvillua sot në Tiranë për ish-krerët e UÇK.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktori shkruan se protesta bëri bashkë të gjithë shqiptarët dhe ishte një përgjigje për ata që nuk i duan bashkë.

‘Liria ka emër, UÇK. Tubimi i mbajtur në Tiranë në mbështetje të komandantëve shqiptarë që vuajnë padrejtësisht në Hagë. Shqiptarët nga Kosova e Shqipëria bashkë, siç ju ka hije.

Një përgjigje për të gjithë ata që nuk na duan bashkë dhe i fryjnë zjarrit të ndasisë. ne do jemi gjithmonë bashkë‼️ Shqipni etnike, asgja tjetër’, tha ai.

Ora 20:44
Mungoi në protestë, reagon Berisha: Ndaj ish-krerëve të UÇK s'ka asnjë provë, akuzat të bazuara në dosje të fabrikuara nga Beogradi

1759955727_saliberisha.jpg

Edhe pse nuk mori pjesë në protestën e zhvilluar në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, kreu i PD Sali Berisha, ka bërë një reagim pas përfundimit të protestës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha thekson se lufta çlirimtare e UÇK-së në Kosovë është faqja më e ndritur e historisë së shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar, duke kujtuar se pa sakrificën dhe heroizmin e luftëtarëve të saj.

Ai thekson se në procesin gjyqësor kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së nuk është paraqitur asnjë provë apo fakt që të mbështesë akuzat ndaj tyre, ndërsa akuzat si ajo për "shkuljen e organeve" janë rrëzuar plotësisht.

Sipas Berishës, procesi ka dëshmuar se akuzat janë të bazuara në dosje të fabrikuara nga Beogradi dhe armiq të tjerë të kombit shqiptar, që kërkojnë të barazojnë agresorin me çlirimtarin.

'Partia Demokratike përsëri deklaron se:  1. Lufta çlirimtare e UÇK-së në Kosovë është faqja më e ndritur e luftërave të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar që nga luftërat e Skënderbeut.  2. Pa sakrificën, gjakun, trimërinë dhe heroizmin e luftëtarëve të lirisë të UÇK-së, Kosova nuk do të ishte kurrë një vend i lirë dhe i pavarur.

 3. Lufta e UÇK-së për çlirimin e Kosovës është lufta e fundit çlirimtare në Europë që i dha fund pushtimit të gjatë serb të Kosovës, dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte aleate besnike e Aleancës së Atlantikut të Veriut në territorin e Kosovës gjatë fushatës së bombardimeve ajrore kundër regjimit të Millosheviçit nga Aleanca, në pranverën e vitit 1999.

Partia Demokratike e Shqipërisë është forca politike që mbështet zbatimin e ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar. Kjo parti ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë dhe ka ndjekur e ndjek me vëmendjen më të madhe punimet e kësaj gjykate në procesin gjyqësor kundër ish-udhëheqësve politikë të UÇK-së dhe të Republikës së Kosovës: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj, Rexhep Selimi, etj. Partia Demokratike konstaton se në këtë proces të zgjatur, disa herë para publikut nuk është paraqitur asnjë fakt apo provë për asnjërën prej akuzave të paraqitura ndaj tyre. E kundërta, janë rrëzuar akuzat monstruoze si ajo e “shkuljes së organeve” dhe tregtimit të tyre nga luftëtarët e UÇK-së në zona të ndryshme të Shqipërisë.

Nuk është publikuar asnjë fakt apo provë që të provojë urdhra direkt të ish-udhëheqësve të UÇK-së për krime konkrete. Ky proces dëshmoi përfundimisht se ai është i bazuar në dosje të fabrikuara nga Beogradi dhe armiq të tjerë të kombit shqiptar që kërkojnë të barazojnë agresorin, pushtuesin me çlirimtarin. Për të gjitha këto, Partia Demokratike i bën thirrje trupit gjykues të Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë të shpallë sa më parë pafajësinë e ish-udhëheqësve politikë të UÇK-së dhe të Kosovës, në respekt të plotë të parimeve ndërkombëtare të drejtësisë.

Së fundmi, Partia Demokratike përshëndet protestën paqësore të bashkëluftëtarëve të ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe të Kosovës, sikundër dënon çdo përpjekje për manipulim të saj nga albanofobë shqipfolës, armiq të damkosur të Kosovës.

Ora 20:04
Protesta për ish-krerët e UÇK në Tiranë/ Ilir Meta nga burgu: Një komb, një qëndrim, liri për çlirimtarët

1760724363_ilirmeta.jpg

Presidenti i PL Ilir Meta, ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka ndarë edhe foto nga protesta, Meta ka bërë thirrje për liri për ata që çliruan Kosovën.

‘Një komb, një qëndrim. Liri për çlirimtarët’, shkruan Meta. 

Ora 16:07
Protesta për UÇK në Tiranë, Veliaj: Për mikun tim Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tjerë, me mendje dhe zemër jam me ju

1760710110_56512881113545383560413282063066983875761123n.jpg

Nga qelia e paraburgimit, Erion Veliaj ka treguar mbështetjen për protestën që pritet të nisë në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Krahas një fotoje me Hashim Thaçin, Veliaj thotë se është me mendje e zemër me të gjithë ata që do protestojnë sot në Tiranë.

“Një padrejtësi diku, shpejt kthehet në padrejtësi kudo!

Për mikun tim e të Tiranës, Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij, të gjithë sot në sheshin Skënderbej!

Jam aty me mendje dhe me zemër me të gjithë ju!”, shkruan Veliaj.

Postimi i Veliajt