Dy fëmijë të vegjël kanë arsye të fortë të festojnë, për faktin se kanë shpëtuar edhe pse mbi trupin e tyre përfunduan mijëra tulla që u shemben nga stivoja, ngjarje e ndodhur në një fshat në Kinë.
Ata praktikisht u “varrosen” për së gjalli në prezencë të nënës së tyre, e cila pasi pa se çfarë ndodhi bëri të pamundurën që t’i nxjerr dhe shpëtojë fëmijët.
Kalimtarët e rastit bashkuan forcat për ta ndihmuar nënën e shqetësuar për sigurinë e fëmijëve, të cilët i mbijetuan tullave dhe pësuan vetëm disa lëndime.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur vogëlushët po luanin afër tullave të palosura në një punëtori, kur befasisht ato shemben dhe i ju bien sipër.
Por edhe pse tullat ishin në sasi të mëdha, vogëlushët fatmirësisht shpëtuan gjallë.