Mijërat eurot e gjetura në shtëpinë e pastrueses ende ‘jetime’, Bici: Gjurmët e gishtave te paketimi i parave mund të çojnë në gjetjen e pronarit! Bregu: Ka vjedhur dhe gjyqtarë, por s’kanë denoncuar

Gjetja e qindra mijëra eurove në shtëpinë pastrueses Rozeta Dobi, dhe fakti se një pjesë e konsiderueshme e tyre janë ‘pa pronar’ ishte temë diskutimi në emisionin “5 pyetje” të gazetarit Ilir Babaramo.

Ish prokurori Eugen Bici shprehet se në vendet perëndimore, pastrueset rekrutohen nga agjencitë policore për të identifikuar e çuar në zbulimin e rasteve të korrupsionit, sikurse edhe vjedhja e kryer nga Rozeta Dobi, por në këtë rast pa e qenë e infiltruar.

Sipas ish prokurorit është shumë e rëndësishme të zbulohet se kujt i përkasin sendet e vjedhura e të gjetura në banesën e Rozeta Dobit dhe se shenjat e gishtërinjve te paketimet e parave mund të çojnë në gjetjen e pronarit. Sipas Bicit, nuk mjafton vetëm SPAK në luftën kundër korrupsionit, pasi duhet të jetë i shtrirë në të gjitha strukturat shtetërore.

“Shumë agjenci të huaja, thonë se pastrueset janë shumë të lehta për t’u rekrutuara, por në rastin konkret e realizoi pa shpërblim. Për saj përket korrupsionit, e ka çuar, ka shtrirë në tërë kapilarët e vendit. Duhet të jenë të gjitha strukturat e shtetit funksionale në të gjithë vendin në atë luftën kundër korrupsionit. Ka 2 drejtime, rastin e kapjes së një hajduteje në banesë, dhe tjetra, sendet kujt i përkasin? Prokuroria e Tiranës po kërkojnë gjurmë gishtash saj përket paketimit të parave, që mund të çojë në gjetjen e pronarit.”- tha ish prokurori Bici.

Gazetari Sokol Bregu thotë se pre e vjedhjes kanë qenë dhe gjyqtarë, por këta të fundit nuk kanë denoncuar pasi do duhej të justifikonin paratë, ose nëse kanë denoncuar vjedhjet, i kanë bërë vetëm për shumën deri në 200 mijë lekë.

“Shtresat në Shqipëri po shkojnë në diferenca të mëdha, të varfrit dhe të pasurit. Mendoj se i ka vjedhur brenda një periudhe shumë të shkurtër. Disa gjykatësve i ka vjedhur paratë dhe duke qenë para e tyre, kanë çuar për vjedhje deri në 200 mijë lekë, vetëm për ta dënuar. Është një çështje që përfshin shumë histori. Polica nuk ka çfarë mban të fshehtë. Denoncimi i parë ishte për një vjedhje banese. Kjo hynte në një banesë nga 2 mijë banesa që vidhen në vit.  Kur u gjendën dhe 400 mijë euro e tjera, dikush kërkoi të jepej një medatizim.”-u shpreh gazetari Bregu.

Hetuesit kanë dyshime se pastruesja Rozeta Dobi të ketë vjedhur edhe në shtëpi të tjera, pasi me publikimin e lajmit të vjedhjes në shtëpinë e ish-shefes së kabinetit të ministrit Arben Ahmetajt, Alda Klosi, persona të ndryshëm kanë identifikuar si të tyret disa nga bizhuteritë e vjedhura, por sipas burimeve, nuk kanë bërë denoncim në kohën që sendet kanë humbur. 410 mijë eurot e gjetura me kontrollin e dytë në banesën e pastrueses, të fshehura tek aspiratori janë ende pa Zot, pasi Rozeta Dobi ka zgjedhur të mos flasë në gjykatë, por vetëm në polici në deklaratën e parë ka pranuar se 120 mijë euro, përfshirë në këtë vlerë edhe bizhuteritë, i ka marrë në shtëpinë e Alda Klosit.

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille