Mijëra qytetarë australianë protestojnë kundër shtrëngimit të masave anti-COVID

Mijëra qytetarë australianë kanë protestuar kundër masave të ashpra, me qëllim të vënies nën kontroll të koronavirusit.

Mijëra persona janë mbledhur në Sidnej derisa organizime më të vogla janë raportuar në Melbourne dhe Brisbane.

Qytetarët kanë marshuar në gjithë qytetin duke bërtitur ’liri’ dhe oficerët kanë arrestuar të paktën 57 persona.

Qeveritë në Australi kanë rikthyer masat e izolimit, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

Përhapja e variantit Delta të koronavirusit ka sfiduar strategjinë paraprake të këtij vendi, që përfshinte mbyllje të kufijve, programe të karantinës dhe izolime të shpejta, që ka ndihmuar në uljen e numrit të të infektuarve.

Ajo që mbetet problematike është shkalla e ulët e vaksinimit pasi më pak se 14 për qind e popullsisë është imunizuar. Shkak janë vonesat në disponueshmërinë e dozave, shpërndarjes së ngadaltë në disa shtete dhe nga skepticizmi i disa grupeve për të marrë vaksinën.

Australia që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar 32,594 raste dhe 916 viktima, prej shpërthimit të pandemisë.


 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër