Mike apo rivale – Cila mes nikotinës dhe tymit të cigares është shkaktarja e vërtetë e sëmundjeve?

Mike apo rivale – Cila mes nikotinës dhe tymit të cigares është shkaktarja e vërtetë e sëmundjeve?

Shkaktari i vërtetë i dëmeve është tymi i cigares! Kur djegim një cigare çlirojmë në ajër rreth 6000 kimikate, disa prej tyre lidhen me shfaqjen e problemeve shëndetësore! Alternativat si pajisjet me ngrohje elimonojnë këtë risk, duke reduktuar çlirimin e deri në 95% toksinave

Sa herë që flasim për cigaret dhe dëmin që ato shkaktojnë, direkt mendja na shkon tek nikotina. Mbase ngaqë kemi dëgjuar gjithmonë që ajo krijon varësi dhe përshtypja është krijuar që është kjo substancë që qëndron pas shqetësimeve që vijnë nga duhanpirja.

Por a është kaq e gjithë e vërteta?

Për drejtoreshën e Qendrës së Kërkimit të Duhanit në Spitalin e përgjithshëm të Massachusetts, Nancy Rigotti, faktet tregojnë ndryshe. “Nëse përmes nuhatjes do të përthithnim vetëm nikotinën, nuk do të shihnim këto shqetësime shëndetësore për të cilat kemi të dhëna”, shprehet Dr Rigotti. Shkaktari i vërtetë i dëmeve është tymi i cigares. Kjo bashkësi kimikatesh, 250 prej të cilave sipas Institutit të sëmundjeve kancerogjene, janë të njohura për komplikimet që shkaktojnë. Metale të rënda si monoksidi i karbonit dhe hidrogjen cianidi, të cilat sipas ekspertes luajnë rol në shfaqjen e sëmundjeve kronike të mushkërive, dhe jo nikotina. Prandaj dhe Administrata e Ushqimeve dhe Barnave ka aprovuar përdorimin e terapive zëvendësuese me nikotinë për të ndihmuar duhanpirësit e rritur, siç janë ngjitëset apo çamçakëzat dhe metoda të tjera.

Nga ana tjetër, kardiologia Holly Middlekauff pohon se edhe pse nikotina përshpejton rrahjet e zemrës momentalisht, janë komponentët e tjerë të tymit të cigares që shkaktojnë ndgurtësimin e enëve të gjakut dhe humbjen e elasticitetit të tyre. Dy pasoja që sjellin shfaqjen e problemeve si qarkullim i dobët apo tension i lartë.

Ajo që duhet të mos keqkuptohet lidhet pikërisht me këtë fakt, nikotina shkakton varësi për persona që nuk janë duhanpirës. E ndërsa për duhanpirësit e rritur të cilët zgjedhin të vazhdojnë të përdorin duhanin prej saj, mund t’u prezantohen alternativa si cigaret elektrike apo pajisjet me ngrohje. Këto alternativa eliminojnë tymin dduke reduktuar deri në 95% të kimikateve të çliruar në ajër përmes tymit. Cigaret elektrike, snus apo pajisjet me ngrohje krijojnë mundësinë që duhanpirësit të kenë mundësi të bëjnë zgjedhje të informuara dhe të bazuara në fakte shkencore.

Sigurisht që substancat që krijojnë varësi nuk këshillohen të përdoren. Por sipas ekspertes Rigotti “është më mirë që duhanpirësit të përdorin nikotinën të vetme si substancë sesa ta përthithin atë përmes tymit të cigareve, nëse do t’i ndihmonte në rrugëtimine lënies së cigares”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut