Mike apo rivale? Manaferra dhe boronica, frutat me vlera ushqyese

Mike apo rivale? Manaferra dhe boronica, frutat me vlera ushqyese

Manaferra dhe boronica

Manaferra dhe boronica janë padyshim në listën e frutave më superiorë dhe më ushqyes në historinë e njerëzimit.

Këto dy fruta të jashtëzakonshme kanë nivele tepër të larta ushqyesish dhe janë një burim i shkëlqyer i vitaminave dhe hekurit.

Sidoqoftë, popullariteti i lartë i këtyre kokrrave të vogla vjen nga pasuria e antioksidantëve që ato kanë.

Por për ju që ju ka shpëtuar si term, duhet të dini që antioksidantët janë molekula tepër të rëndësishme të cilat luftojnë radikalet e lira në organizmin tonë.

Këto radikale përshpejtojnë plakjen dhe trondisin sistemin tonë imunitar.

Vlerat shëndetësore të antioksidantëve janë ndër më të lakmuarat.

Për vite me rradhë, shkencëtarët kanë kërkuar për burimet më të pasura të antioksidantëve dhe si manaferra ashtu edhe boronica janë ndër më të pasurit me antioksidantë.

Edhe fruta të tjera përmbajnë antioksidantë, por manaferrat dhe boronicat janë të përkëdhelurat e natyrës sepse ushqyesit që ato ofrojnë përthithen shumë lehtë nga organizmi.

Shqipëria është e bekuar.
Në këtë tokë pjellore rriten shumë manaferrat, shkurret e së cilës i gjejmë në variantet me ose pa gjemba.

Gjëja më fantastike për manaferrat është se gjithësecili prej nesh mund ta rrisë vetë.

Kjo bimë është simbol i tolerancës sepse duron kushte të ndryshme të motit dhe tokës.

Boronica nga ana tjetër ka disa kushte specifike për t’u rritur e bukur, e fortë dhe e pasur me vlera. Ajo rritet kryesisht në zonat malore të Shqipërisë së veriut ku toka ka nivel të lartë aciditeti.

Boronica është një frut sferik që kur piqet përfton ngjyrë blu të thellë e të errët.

Manaferrat kur janë ende të papjekura janë në ngjyrë të kuqe, por kur piqen marrin një ngjyrë të bukur vjollcë dhe të zezë të thellë. Manaferra ka një formë më gjatoshe dhe vjen në formën e një kurore të mirëfilltë.

Të dyja frutat e vogla kanë një jetëgjatësi të madhe nëse ruhen në ngrirje dhe mund të rezistojnë deri në dy vjet në kushtet e ngrirjes.

Të dy këto fruta të jashtëzakonshëm përdoren në kuzhinë në receta të ndryshme.

Ato i gjejmë në treg të gatshme për konsum, jo vetëm për ata që janë në kërkim të burimeve më të mira të antioksidantëve, por edhe për ata që vlerësojnë aromat.

Përveç vlerave shëndetësore, këto fruta të mrekullueshme të pyllit janë vërtet të shijshme. Agro Web

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!