Manaferrat dhe vlerat e tyre shëndetësore

Manaferrat dhe vlerat e tyre shëndetësore

Manaferra

Përveçse shumë të shijshme, manaferrat kanë edhe shumë vlera shëndetësore. Sipas ekspertëve të shëndetit manaferrat konsiderohen një super-ushqim që mund të rrisin imunitetin dhe të reduktojnë inflamacionin.

Ja disa arsye pse duhet t’i konsumoni:

Janë të pasura me vitaminë C
Manaferrat janë të pasura me vitaminë C, e cila ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi, mbështesin sistemin imunitar, ndihmon në lëkurë dhe tek enët e gjakut.

Manaferrat janë të pasura me antioksidantë
Ushqimet e pasura me antioksidantë janë të rëndësishëm për organizmin tonë.Kjo pasi ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave tuaja kundër stresit oksidativ të shkaktuar nga molekulat e dëmshme të radikaleve të lira që prodhohen nga pirja e alkoolit ose ekspozimi ndaj ndotjes dhe rrezet e diellit.

Janë plot me flavonoide
Flavanoidet janë fitonutrientë (kimikate bimore) që i japin manaferrës ngjyrën e tyre të purpurt. Përveçse kanë veti të fuqishme anti-inflamatore, disa studime sugjerojnë se konsumimi i tyre mund të lehtësojë simptomat e një kolle ose të ftohjes.

Janë të mira për trurin tuaj
Manaferrat mund të ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të trurit. Një studim i vitit 2011 në Journal of Agriculture and Food Chemistry zbuloi se ekstrakti i manaferrës mund të ofrojë një efekt mbrojtës në tru, duke parandaluar humbjen e kujtesës të lidhur me moshën dhe duke përmirësuar kujtesën dhe të mësuarit.

Manaferrat mbrojnë zemrën
Sipas disa studimeve ushqimet me përmbajtje të lartë flavonoid, si manaferrat, mund të ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit tonë kardiovaskular, duke e bërë atë një përbërës vërtetë të shëndetshëm për zemrën.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Vlorë/ Dy persona qëllohen me kallashnikov, dërgohen në spital! Autorët djegin makinë në autostradë (VIDEO)

Atentat në Vlorë/ Dy persona qëllohen me kallashnikov, dërgohen në spital! Autorët djegin makinë në autostradë (VIDEO)