Mike prej një jete, Nora Malaj dhe Xhoi Jakaj rrëfejnë historinë e tyre të miqësisë: Jemi të kundërta por ja çfarë e mban të fortë lidhjen tonë

Miqësia nuk ka moshë dhe është ndër marrëdhëniet më të bukura që krijon njeriu në jetën e tij. Pikërish këtë e tregojnë edhe dy zonja shumë të njohura në jetën publike pedogogia Nora Malaj dhe Xhoi Jakaj. Pak e dinë, por të dyja ruajnë një miqësi më shumë se 21-vjeçare me njëra-tjetrën, duke rrëfyer në emisionin ‘’Rreze Dielli” në Report Tv edhe historinë e tyre të bukur të miqësisë.

“Njohja ime me Norën ka qenë e bukur sepse unë me Norën jemi njohur gjatë viteve të punë sime tek ‘Qemal Stafa’, mësuese zëvendësuese dhe isha vajzë shumë e re dhe nuk u prita ngrohtë, por pastaj aktvitetet na bën bashkë dhe kjo ka qenë njohja e parë” tha Xhoi Jakaj.

Ndërsa rrëfeu edhe se gjatë gjithë jetës Nora ka qenë për të një model frymëzimi e një gruaje të sukseshme, të cilën ajo e ka ndjekur dhe e ka ndihmuar në shembullin që i duhej për veten.

“Modeli më i mirë i gruas në jetën time ka qenë kjo gruaja këtu, jo se është mikesha ime por gjatë jetës sime ka qenë një model i madh tek unë, e shikoja që realizohej dhe luftonte për drejatt e veta dhe të grave. Dhe shpesh në ambientet e mija e kam mbajtur si postulat një thënie të Norës shiko nëse nuk je I aftë të fitosh të drejtat e tua brenda shtësië tënde oborrit tënd kurrsesi ti nuk mund të bëhesh një frymor  dhe një frymëzues për të tjerët. pikërisht një frymëzues I mrië gjatë jetës sime dhe karrierës sime ka qenë Nora, ka qenë gjithmonë aty dhe kur jam ngritur dhe kur jam rrëzuar dhe kur kam qenë e lumtur dhe kur kam qenë e mërzitur” tha ajo.

Megjithës dy pole të kundërta, ato kanë mundur ta mbajnë miqësinë e tyre të fortë dhe të pashkëputur për gjithë këto vite, znj.Nora Malaj dha edhe një mesazh për rëndësinë e mbështetjes së grave për njëra-tjetrën si të vetmen mënyrën që shoqëria të përparojë me hapa të shpejtë.

Unë dhe xhoi  jemi portrete shumë të ndryshme,edhe në qasjen dhe në problematikat,por atë që bën xhoi unë nuk e bëj dot dhe unë e mbështes me gjtihë forcëne  shpirtit  atë që ka arritur të bëj xhoi e vetme në situata të presionit të jashtëzakonshëm.Nëse mbështesim njëra- tjetrën shoqëria ecën shumë më shpejtë.

Ndër të tjera, ata ndanë edhe kujtime apo se si ka qenë marrëdhënia e tyre gjatë këtyre viteve, duke lidhur në këtë miqësi edhe familjet e tyre:

Ne kemi edhe një lidhje shumë të fortë familjare që e duam shumë familjen e njëra-tjetrës dhe për të folur dhe për të mburrur familjen e njëra-tjetrës sigurisht që nuk është e lehtë sepse do të merret si një element që po ja bëjmë njëra-tjetrës por realisht këto janë shumë të vërteta që miqësia jonë ka qenë familjare. Nora është  rritur duke shoqëruar vajzat e mija, unë jam rritur duke pirë kafe dhe duke ndejtur me djalin e Norës, shumë shpesh kemi ndarë kohën kur kam qenë drejtorëshë tek Burgu I grave sepse është I fushës së drejtësisë. Ne jemi të plotësuara me njëra- tjetrën  dhe dy bashkëshortët na shkojnë mirë, në rastet kur arrijmë të takohemi kështu që në këtë pikëpamje kemi mbështetur njëri-tjetrin. Për të dalë tek Oriola, një ndër mbështetjet më të mëdha kur ndodhet ndonjë gërricje drejt Oriolës në portale për të marr klikime ka qenë Nora, ajo bënte komente” u shpreh Xhoi Jakaj.  

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë

Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë