Problemet në arsim/ Taulant Muka në Studio Live: Rektori i Universitetit të Tiranës me plagjiaturë! Ja kush janë dekanët dhe ministrat plagjiaristë

Tirane- Teza e provimit të maturës shtetërore 2024, në Gjuhë-Letërsi u bë publike 30 minuta pasi filloi provimi për maturantët ditën e sotme. Ky është një rast i përsëritur pas atij të një jave më parë për provimin e Gjuhës Angleze.

Në 'Studio Live' në Report Tv, dy ekspertët në arsim Nora Malaj dhe Taulant Muka komentuan për Arbër Hitajn këtë situatë arsimit mes kopjeve, daljes së tezave dhe plagjiaturës. Malaj thotë se kjo situatë e përsëritur, sipas saj përbën një vepër penale pasi i heq ‘shenjtërinë provimit të maturës’.

'Një telenovelë që vijon e shfaqet. Prishja e këtij sistemi duke nxjerrë tezën nuk ka lidhje me kopjimin apo dhënies së kopjes. E keqja merr qytetari. Një gjë e rëndë në sistemin demokratik dhe sistemin e vlerave. Në momentin kur nxjerr tezën ke legjitimuar hajdutërinë. Dhe garën e maturantëve e bën pis. Dhe drejtuesit e ministrisë ndjehen të keqardhur. Rregullorja e Maturës Shtetërore është dokument shumë i rëndësishëm. Fakti i nxjerrjes së tezës ka hequr shenjtërinë e provimit të maturës. E quaj vepër penale. Maturantët nuk maten me notë po sa është dija e tyre përmes notës. Provimi duhet të jetë me pikë. Duhet një standard ku ne themi jemi zonë europiane', tha Malaj.

Studiuesi Muka nga ana tjetër, evidentoi mjaft problematika që lidhen keqfunksionimin e arsimit të lartë. Sipas tij rektori i Universitetit të Tiranës ka marrë doktoraturën me plagjiaturë. Po ashtu ai akuzoi për plagjiaturë dekanin e Fakultetit Juridik, Ekonomik dhe shumë ministra të qeverisë.

'Kjo histori ka kohë. Që nga 2012 ka dalë është një deja vu. Çfarë kemi bërë këto 12 vite? Shumë e rëndësishme që gjendja e arsimit është në gjendje më alarmante të mundshme. Parametri ndërkombëtar arsimi parauniversitar Shqipëria ka ulje drastike, diçka shumë shqetësuese për të ardhmen. Në arsimin universitar shikohet në produktin shkencor. Rankimet e nxjerrin të fundit në Europë. Pse jemi në këtë gjendje? Ka të bëjë me elitat akademike. Formojnë mësuesit e së ardhmes, drejtorët. Pra profesorati.

Kemi nxjerrë dy plagjiaturë të reja. Rektori aktual Artan Hoxha dhe dekani i juridikut. Të dy këta kishin kopjuar jo një rrjesht, por faqe të tëra nga punimet e studiuesve të huaj. Zoti Hoxha nuk njeh gjuhën rumune dhe nuk dihet se kush ia ka përkthyer. Fjalë për fjalë pa citim. Kemi të bëjmë me sistemin e drejtësisë. Dhe çalon në sistemin e edukimit të brezave të ardhshëm. Shohim të rinjtë që e kanë më të lehtë të kopjojnë gjithçka. Plagjiatura shënon fundin e karrierës së një individi. Është dhe zoti Bernard Dosti që ka dy artikuj 100% të kopjuar, kandidat për dekan në Fakultetin e Ekonomisë.

Kanë ndërtuar karrierën e tyre përmes mashtrimit. Pikëpyetje për ministrinë e Arsimit pse nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Studentëve iu premtua vetting në arsim. Ministrja Ogerta Manastirliu doli me diplomë plagjiaturë. Ministri i Drejtësisë aktual me doktoraturë të falsifikuar. Ministri Taulant Balla me plagjiaturë në Rumani', u shpreh Muka.

Më tej, Nora Malaj tha se duhet me patjetër që parlamenti dhe ministria e Arsimit të ndërjyjë me ligj në arsimin e lartë, në mënyrë që edhe studentët, doktorantët të heqin dorë nga plagjiatura.

'Doktoratura është një investim. Ti bën një studim për të dhënë një zhvillim. Kur ti bën strategjinë e zhvillimit të arsimit të bën më shumë se doktoraturë. Nuk duhet të jetë në qëllim në vetvete të bësh doktoraturën. Duhet qasje zhvillimore, pasi ndryshe vjen vërdallë për të marrë pseudo tituj. Duhet ndarë fusha e kërkimit nga fusha e lektimit. Jo çdokush mund të bëhet shkencëtar. Është investim. Duke futur tendencat për të vrapuar pas gjërave dhe hapësira në ligj dhe menaxhimin e tregut.

Qëllimi është të bësh një studim aplikativ. Jemi në krizë në situatën me dijes dhe punësimit. Nëse do kishte mekanizma të qarta për të mos e kaluar titullin vetëm për funksion të pagës. Por pas një eksperiencë të dedikuar, pastaj je i gatshëm për ta bërë kërkimin. Dhe ty nuk ta lejon vetja të bësh 100% plagjiaturë. Ka ardhur momenti që pas këtyre situata, parlamenti dhe ministria duhet të mendojnë si ta rregullojnë ligjin e arsimit të lartë për të dhënë qëllime të qarta dhe të drejta', shtoi Malaj.

Muka shton se nuk është problemi i infrastrukturës në Arsimin e lartë por cilësia e vlera, pasi ambiente të papërshtatshme ai ka parë edhe në Harvard dhe shumë universitete në Europë.

'Produkti që formohet nga këta persona është i shtrembëruar. Dhe ky kontigjent futet në administratë dhe vijon të jetë i shtrembëruar. Nëse do kishim një shef që e ka bërë punën mbi orogjinalitetin dhe punën 24 orë, normalisht dhe punonjësit do ishin të tillë. Nëse një është i paaftë për të mbajtur pushtetin normalisht do të punësoj të paaftë. Jemi vendi i parë për largim truri.

Ka universitetet në Europë ku në godina janë edhe më keq se Tirana. Kam qenë në Harvard, nga jashtë është super luks nga brenda ka ambiente pa dritare dhe ambient. Rrinë 4-5 vet në një zyrë shumë të vogël dhe karriget lëviznin. Nuk janë kushtet, por sistemi i vlerave. Nëse është i tillë kur rektori kërkon pagesë për të punësuar, merr urdhra politikë. Është absurd ti japësh ambientin më të mirë të universitetit të Tiranës një kolegji privat, se je konkurrent', theksoi Muka.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 11/06/2024 03:14

    Të bësh shejtan budallain, duhej me patjetër ky që ja kan shpla mendjen se është shkencëtar i madh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja