Mikel Shallari, 24-vjeçari nga Kuçova merr statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë ndërsa rrëfen autorët që e paguan për të
vrarë Artan Cukun si dhe vendin ku fshehu armët.
Burime për Report Tv nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bënë me dije se prej 10 ditësh në fshatin Polovinë të Kuçovës kanë sekuestruar dy pistoletat që Shallari ka përdorur në ngjarjen e 8 prillit.
Shallari ka pranuar të flasë për hetuesit në momentin që ai është konsultuar me avokatin e tij dhe teksa provat e Prokurorisë e bënin atë përgjegjës.
Por si u rrëfye Shallari?Fillimisht ai është ndaluar nga policia rrugore e cila i ka marrë një test alkooli për t'i krahasuar ADN me ADN e gjetura në rrobat pranë koshave të mbeturinave.
Pasi kjo ADN përputhej me të Shallarit sipas Interpol Bernës në Zvicër, hetuesit këtu para arrestimit kanë bërë konfirmimin e fundit.
Shallari 24 orët e para në qeli ka mohuar gjithçka, më pas teksa Gjykata i caktoi arrest me burg ai ka pranuar të bashkëpunojë.
Shallari rrëfen porositësit e krimitNë kërkesat e tij, Shallari ka paraqitur mbrojtjen për familjen dhe së pari ka deklaruar vetëm për armët e krimit të cilat i kishte fshehur në Polovinë të Kuçovës, një fshat afër origjinës së tij.
E teksa ky kusht është plotësuar më pas ai ka treguar dhe porositësit e këtij krimi të cilët rezultojnë
një person nga qyteti i Fierit dhe një nga Vlora.
Aktualisht, Shallari mbahet në një dhomë të veçuar me masa të rrepta sigurie në një nga paraburgimet e vendit për të cilin nuk jepen më shumë të dhëna.
Shallari më 8 prill ekzekutoi Artan Cukun, vrasje e cila po hetohet për shkak të gjakmarrjes dhe konflikteve që Cuku kishte kur drejtonte policinë e Vlorës nga ku udhëhoqi disa operacione për goditjen e bandave kriminale.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.5%
-
Jo
62.6%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 1230
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor, 19:28
-
SHBA/ Arrestohet një burrë në Arizona që kërcënoi se do të vriste presidentin Trump dhe familjen e tij
28 Nëntor, 19:25
-
Dosja e Suel Çelës/ Flamur Vezaj nxjerr zbuluar Artan Hoxhën: Kurrë s’kam marrë favore, as s'kam pranuar ndërhyrje
28 Nëntor, 19:18
-
A do të dërgojë NATO ushtarë në Ukrainë? Mark Rutte: Do të sigurohemi që ukrainasit ta vazhdojnë këtë luftë
28 Nëntor, 19:08
-
Itali/ Vrau Nikolin Nikën pas sherrit në lokal, 62-vjeçari shqiptar lihet në burg: Mbrojta veten, më sulmoi! (EMRI)
28 Nëntor, 19:01
-
Petro Koçi në Report Tv: Berisha skenar ogurzi si i ’97-ës, fshihet pas qeverisë teknike! Protestë me akte guerrile, duhet të gjykohet edhe për 21 janarin
28 Nëntor, 19:01
-
Amerikanët festojnë Ditën e Falenderimeve, ja çfarë simbolizon kjo festë
28 Nëntor, 19:01
-
Francë/ U shkatërrua nga flakët rreth 5 vite më parë, rihapet 'Notre-Dame'! Ja kur do të pres vizitorë katedralja historike e restauruar
28 Nëntor, 18:48
-
I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën
28 Nëntor, 18:37
-
Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë
28 Nëntor, 18:33
-
Demush Shasha: Pozicioni më i rëndësishëm amerikan
28 Nëntor, 18:30
-
Partia e Lirisë kërkon shtimin e mbi 45 mld lekëve për Buxhetin 2025! Xhixho: Depozituam 11 amendamente në Kuvend, buxheti i Ramës për oligarkët
28 Nëntor, 18:27