‘Mikeshë e Çapjave’, SPAK çon për gjykim çështjen ndaj gjyqtares së Elbasanit Zamira Vyshka! Mori 400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit të një të burgosuri

‘Mikeshë e Çapjave’, SPAK çon për gjykim çështjen ndaj gjyqtares së Elbasanit Zamira Vyshka! Mori 400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit të një të burgosuri

Zamira Vyshka në SPAK

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim çështjen ndaj gjyqtares së Elbasanit Zamira Vyshka, avokatin Ilir Pashaj dhe të pandehurve të tjerë. Gjyqtarja Vyshka u arrestua në korrik me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj, pasi po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i uluar dënimin me 6 muaji një të burgosuri.

Gazetarja e Report Tv Keti Banushi raporton se për këtë çështje SPAK ka marrë të pandehur 5 persona, ku përveç Vyshkës e Pashajt të pandehur janë marrë edhe 3 familjarë që do ndërhynin tek gjyqtarja për uljen e dënimit të Xhulio Musait. SPAK i ka komunikuar akuzën të martën ku ajo do përballet me drejtësinë për akuzën, “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.

Të mërkurën akuzat i janë komunikuar edhe Taulant Romallarit dhe Adrea Tiranës. Romallari akuzohet për korrupsion, ndërsa Tirana për mos kallëzim. Ndërsa këtë të enjte SPAK do i komunikojë akuzën e korrupsionit edhe avokatit Ilir Pashaj. Pas komunikimit të akuzave, pritet që dosja ndaj ish gjyqtares e personave të tjerë ti kalojë SPAK.

Përgjimet dhe vëzhgimet e SPAK nxorën zbuluar gjyqtaren Zamira Vyshka dhe avokatin Ilir Pashaj të cilët janë arrestuar për ryshfet dhe korrupsion në Elbasan. Në përgjime shtohet se i arrestuari Xhulio Musaj, i akuzuar në vitin 2019 për vjedhje kërkoi një ulje dënimi me 6 muaj burg. Familjarët ofruan shumën 200 mijë lekë me negociator avokatin Ilir Pashaj, ndërsa gjyqtarja kishte kërkuar dyfishin, pra 400 mijë lekë. Ata ishin të gatshëm të jepnin paratë e kërkuara për të lehtësuar masën e sigurisë ndaj Xhulio Musajt, por me fryrjen e shumës nga gjyqtarja, nuk kishin pranuar. Nga përgjimet ka rezultuar se familjarët e të arrestuarit i kanë thënë avokatit: "Më mirë t’i hajë ai 400 mijë lekë në burg se sa gjyqtarja."

Zamira Vyshka është një emër i lakuar në sistemin e drejtësisëIsh-shefi i policisë rrugore Elbasan, Fadil Mema, para se të ekzekutohej në Itali në 14 mars 2015, ka rrëfyer ndër të tjera para prokurorit të ndjerë Xhevat Hana se gjyqtarja Zamira Vyshka ishte mikeshë e grupit Çapja në Elbasan dhe se merrte vendime për llogari të tyre.  Duke treguar aktivitetin kriminal te Çapjave dhe konfliktin me ta që solli shumë viktima, ish oficeri i policisë Fadil Mema ka thënë para ish prokurorit Xhevat Hana se gjyqtarja Zamira Vyshka, me një dosje të falsifikuar, kishte shpallur të pafajshëm Sokol Çapjan, i akuzuar për një vrasje në vitin 1993. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 29/12/2022 13:11

    Kjo mostra gjyqtare nuk eshte vetem mikesha e çapjave,or edhe e polìtikanit te larte me emrin tauland qe ju asgjesuan pergjimet nga dosja..... m*ti ka vajtur deri ne fyt dhe ska shans te zbres me poshte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi