Mikrofinanca, zgjidhja mes halleve!

Mikrofinanca, zgjidhja mes halleve!

Bardhi Sejdarasi

Ja sepse: Jep 360 milionë Euro kredi të reja, të disbursuara mesatarisht çdo vit, është huadhënësi kryesor në bujqësi, me 85% të financimit total, mbështet 30 mijë biznese familjare çdo vit dhe për çdo kredi të dhënë, krijohen 3 vënde pune

Nga Bardhi Sejdarasi

Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Gazetarëve Ekonomikë të Shqipërisë

…kur dëshiron të shkruash për një sektor të caktuar të institucioneve financiare, përfshirë bankat apo edhe jo bankat, nuk është se është aq e lehtë sa e mendon! Pse? Flet, analizon apo anatemon, sektorë me ndikim të madh publik, social, ekonomik etj. Dhe ndikon keq në treg!

Mund të rradhisja shumë argumente se përse një njeri i “racës” sonë, pra i profesionit gazetar, duhet të matet shumë herë për të shkruar për tregun bankar dhe jo bankar, pra mikrofinancën.

Tani, unë këtu, nuk bëj “tifozllëk” për askënd. Por, më duhet të shpjegoj “bëmat” dhe autorët e “bëmave” të mikrofinancës, për të qënë sa më i qartë për “hallin e madh” të të gjithë atyre, që shkruajnë si unë!

Po e filloj nga shifrat: Sot kemi 2 milionë kredimarrës, nga të cilët 63 mijë janë me probleme, përbëjnë 3%. Guvernatori i Bankës Qëndrore, Sejko, thotë se “në standardin ndërkombëtar, shifra 3% e klientëve joperformues nuk është e madhe, pasi shtete të tjera e kanë shumë më të madhe”. Por në shifër absolute dhe si problem social, është shumë i rëndësishëm për t’u adresuar. Edhe sikur të jetë një person i VETËM!

Tjetra. Në sistemin bankar, totali i depozitave është 16 miliardë euro, i përfaqësuar nga 1,9 milionë klientë. Apo rreth 2 milionë klientë në total, sepse një klient mund këtë dhe më shumë kredi.

Kolegë të mij gazetarë, përfshirë edhe ndonjë ish funksionar të lartë shtetëror, pjesë e Ministrisë së Financave, shkuan shumë larg, nisur edhe nga këto shifra: I cilësuan kompanitë e mikrofinancës “firma piramidale”, thanë se “po zhvatin” shqiptarët, madje bënë gabim edhe ca shifra që një “i financës” nuk mund e nuk duhet t’i bëjë!

Po sjell fakte në këtë shënim! Mikrofinanca në Shqipëri ka një fillim të hershëm, që prej vitit 1992 janë institucionet e para, fillimisht kanë qënë institucione shtetërore. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka krijuar dy prej institucioneve, të cilat edhe sot vijojnë të jenë akoma në treg dhe, ndër këto vite, ka pasur një ecuri mjaft të mirë. Mikrofinanca është një industri, e ndryshme nga industria bankare, një industri, e cila i dedikohet atij segmenti të popullsisë shqiptare, i cili nuk ka akses në systemin bankar! Dhe, në Shqipëri, ky segment është mjaft i gjerë. Për arsye të ndryshme, qoftë përsa I përket njohurisë në lidhje me sistemin bankar, qoftë përsa i përket aksesit në sistem, për shkak të faktit që bankat në Shqipëri, sot, nuk kanë degë në zonat rurale etj! Kështu shprehen edhe autoritete të larta të Autoritetit Mbikqyrës Bankar.

Fakti është që, në Shqipëri, duhet bërë një dallim i qartë, sepse kemi disa lloj mikrofinancash! Kemi mikrofionanca, të cilat i dedikohen kryesisht biznesit dhe, këto janë prej një periudhe minimalisht 25 vjeçare të pranishme në tregun shqiptar, kemi mikrofinanca, të cilat i dedikohen kredisë konsumatore dhe janë aktive prej një periudhe 5-6 vjeçare në Shqipëri, kemi edhe disa institucione të tjerë që, ndonëse kanë marrë licensën si institucione mikrofinanciare, i dedikohen, kryesisht, mbledhjes së kredive të këqija. Dhe kjo ka ndodhur prej vitit 2013 e këtej!

Kam vënë re se ka një lloj keqkuptimi të kësaj industrie në Shqipëri. Kjo industri, sigurisht që mund të ketë interesa më të larta, pasi risqet janë më të larta dhe fondet janë, sigurisht, më të shtrenjta në këtë industri, (dhe për këtë do të flas në një shkrim tjetër) por, në fund fare, nuk mund të krahasohet, me asnjë lloj forme, me firmat piramidale. Pse? Unë kam pasur rast të bëj shkrimin e parë për firmat piramidale në gazetën “Koha Jonë“, kur e drejtonte Ben Blushi në 1997, shkrimin me titull “Vlora, kryeqyteti i fajdesë“.

Të thuash tani se mikrofinanca është fajde, gabon! Sepse, në rastin e firmave piramidale, ishte populli që vendoste depozita në këto firma. Në rastin e mikrofinancës, këto kompani ofrojnë kredi për individët dhe konsumatorët. Dhe, në rastin më të keq të falimentimit të këtyre kompanive, - thotë BSH - institucioni që i licenson, ata që do të humbisnin ishin, thjesht, pronarët e tyre. Pra, askush nga konsumatorët, apo klientët e këtyre kompanive, nuk mund të ketë humbje, në një rast të keq falimentimi të këtyre kompanive.

JAP KREDI, APO MBLEDH BORXHE?

A ekziston mundësia që të bëhet një dallim midis shoqërive që mbledhin borxhe dhe atyre që japin kredi? Në vitin 2013 nga BSH kishte vendosur që kompanitë që trajtojnë kreditë e këqija duhet të licensoheshin. Dhe ky ishte një vendim i marrë, pavarësisht faktit se, shitblerja e kredive nuk rregullohet nga legjislacioni i Bankës së Shqipërisë, por rregullohej nga Kodi Civil Shqiptar.

Deniz Deralla, shef i mbikqyrjes në BSH nënvizon se “arsyeja e licensimit të këtyre kompanive, ishte vendosja e një forme kontrolli mbi këto kompani“ dhe se “nëse nuk do të kishte kompani të licensuara për këtë qëllim, atëherë do të kishte një treg akoma më të egër dhe shumë më pak të kontrolluar, se deri më sot“.

Në treg, këto institucione, vazhdojnë të japin kredi, vazhdojnë të kënaqin nevojat e publikut. Më shumë se 2 deri 3 mijë disbursime në muaj realizohen nga këto kompani dhe, vetëm një pjesë shumë e vogël e këtyre klientëve, janë ata, që ndihen në vështirësi nga interesat, apo nga format e kreditimit të këtyre kompanive.

Unë pyeta në fillim të këtij paragrafi “jap kredi apo mbledh borxhe“? Banka e Shqipërisë nuk e mori në konsideratë atëherë dhe, nuk e merr as sot në konsideratë se, përse dy tipologji të ndryshme biznesi të mikrofinancës licensohen njëlloj!!! Mbledhësit e borxhit a duhet të jenë njëjtë si kreditorët e klientëve? Dhe ai mbikqyren njëlloj?

Pak vite më parë, kur “kërcitën“ keq kreditë e këqija, (jo standarde, i quaj unë), një prej bankave tregtare të nivelit të dytë “shiti“ rreth 96 mijë klientë, individë ose klientë biznesi. Për të qënë korrekt, këta “të këqinjtë“ sot nuk janë 96 mijë, por vetëm 63 mijë, pasi një pjesë e mirë i kanë mbyllur llogaritë me bankat!

Sot janë katër kompani që kanë portofolin, por unë dua t’i përmend me emra kompanish. Këtu nuk ka asnjë sekret, se janë të publikuara, as edhe për reklamë. Kompania “Tranzit” sot ka 16 158 klientë, kompania “Final” ka 16 600 klientë, kompania “Micro Credit Albania” ka 15 942 klientë, kompania “Kredit.al” ka 14 000 klientë. Pra, të katërta këto kompani kanë rreth 15-16 mijë klientë, në raport të barabartë, që përbën shifrën 63 186 klientë. Këto kanë licenca për mikrokredi. Guvernatori Sejko tha ne Kuvend se “ndryshimi rregullativ, i bërë me konsulencën e FMN-së, në atmosferën e një norme shumë të lartë kredie ishte që këto kompani të licencoheshin nga Banka e Shqipërisë, edhe për aktivitetin e blerjes së kredive”! Pavarësisht se në termin e licensës, institucionet financiare jo bankare, që japin kredi dhe ato që mbledhin kreditë e këqija, është i njëjti tip license, që është mikrokredi dhe institucion financiar jo bankë, brenda kësaj game, brenda kësaj tipi license, ekzistojnë institucionet e faktoringut, e lizingut, e mikrokredive, e institucioneve që merren me kredi për biznesin dhe institucione, të cilat, në fakt, qëllimin parësor të tyre e kanë mbledhjen e borxhit të keq, të cilin ata e kanë blerë, ose nga institucionet e bankave, ose nga institucione financiare.

Ekspertë të spikatur të tregut më thanë se këto institucione, që i blejnë këto kredi, i trajtojnë ato në mënyra të ndryshme. Këto e blejnë borxhin e keq në një për qindje shumë të vogël, kundrejt borxhit total, që është akumuluar nga bankat apo institucionet e tjera financiare. Ata kanë metodat e tyre për ta mbledhur këtë borxh. Por… Opinionet e shprehura, me pa të drejtë dhe të cilësuara në adresë të mikrofinancës (që jep kredi), e dëmtojnë këtë të fundit, sidomos kur çdo artikull nis me “mikrofinanca”! Në fakt, duhet që, çdo një prej nesh të bëjë diferencimin. Pra, një dukuri e një institucioni të caktuar, flitet si një dukuri e mikrofinancës. E gjithë ajo punë 25 vjeçare, që mikrofinanca ka bërë për të edukuar klientin, për të qënë transparent me të, për t’i thënë se tek ne mund të gjesh zgjidhje, qoftë edhe me një ristrukturim, kur kapaciteti yt po vuan për të likuiduar një borxh të caktuar!

Por, jo me metodat që sot i ka nën hetim prokuroria për pesë nga 38 kompanitë që janë në treg! Vetëm për pesë prej tyre hetohet dhe, madje me “arrest në burg” dhe “arrest shtëpie”! Duhet ta sqarojmë dallimin. Për mikrofinancën është kredidhënia, për institucionet, që po hetohen, është mbledhja e borxhit të keq. Dhe, sigurisht, përqasja është e ndryshme fokusi është I ndryshëm dhe komunikimi me klientin, është i ndryshëm! Këtë e thonë me plot gojë kompanitë e mikrofinancës dhe shoqata e tyre! Këtë duhet ta besojnë edhe klientët! Ndërsa atë tjetrën duhet ta hetojë me themel prokuroria që “të mos digjet i njomi me të thatin”!

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja