KORCE- Ervis Lami, një prej të akuzuarve si bashkëpunëtor i arratisjes së 7 të dënuarve nga burgu i Drenovës, ka marrë përsipër gjithë ndodhinë duke deklaruar para Gjykatës së Faktit në Korçë fajësinë e tij për gjithë planin e arratisjes dhe realizimin e saj.
Pasi gjykata ka refuzuar gjykimin e shkurtuar, seanca ka nisur ecurinë normale por janë dashur vetëm disa minuta para se Ervis Lami të çohet nga banka e të akuzuarit dhe të përshkruajë të gjithë lëvizjet e kryera prej tij ditën e arratisjes.
Teksa ka nisur të japë me detaje çdo veprim që ka kryer, Lami ka theksuar se ai ka iniciuar planin e arratisjes, pasi ka ndjerë keqardhje për dënimin e padrejtë të Admir Tafilit.
Para gjithë të pranishmëve në sallë, Ervis Lami ka shpjeguar se armët e futura në burgun e Drenovës me frigorifer dhe hedhja e bombës në afërsi të komisariatit janë bërë prej tij duke përjashtuar kështu të akuzuarit e tjerë.
“Plani i arratisjes është bërë që në burgun 313 në Tiranë nga unë dhe Admir Tafili. Edhe armët në burg i kam futur unë. Edhe tritolin në komisariat e kam vënë unë. Shokët e mi, që i quani bashkëpunëtorë, nuk kanë gisht në arratisje”, tha Lami para gjykatës. Gjithashtu, Elvis Lami ka thënë para trupit gjykues se shokët e tij janë të pafajshëm dhe se nuk kanë gisht në arratisje. “Shokët e mi, nuk kanë gisht në arratisje thjesht më kanë ndihmuar me makinat për t’i çuar të arratisurit deri në Qafë Thanë. Frigoriferët me armët i kam prodhuar në Shkodër dhe isha unë personalisht që i futa në burgun e Drenovës”, - u shpreh Lami. Më tej në dëshminë e tij, ai është shprehur se Admir Tafilin e ka njohur në burgun 313 në Tiranë dhe shokët e tij e kanë ndihmuar me makinë për t’u arratisur Tafili, por jo se ata kanë gisht në organizimin e gjithë kësaj skeme arratie. Ndërkohë një prej të arratisurve Flamur Gora ka pranuar akuzën e largimit nga burgu, por që sipas tij është dënuar padrejtësisht me burgim të përjetshëm. “Kam 14 vjet që kërkoj lirimin tim, u largova nga burgu për të shkuar pranë familjes sime në Pojan”, - tha Gora.
Pas daljes në dritë të fakteve të reja gjykata e ka shtyre për një seancë tjetër këtë proces ku pritet të vijohet me marrjen në pyetje të dëshmitarëve
Ndërkaq në seancën e sotme mungonin të pandehurit Admir Tafili, Fran Marashi, Gëzim Guri, ndërsa i pranishëm ishte vetëm Artur Gora dhe 3 nga bashkëpunëtorët Olsian Maçi, Albi Maçini, Ervis Lami. Ndërkohë mungonin 2 bashkëpunëtorë të tjerë Alfred Qefalia dhe Bledian Deda.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO