Dizajnuesi i njohur Valdrin Sahiti ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”. Si një mik i afërt i Elvana Gjatës, Valdrini foli për shumën që këngëtarja merr në një koncert. Ai tha se Elvana Gjata nuk harxhon shumë para për veshjet dhe gjatë gjithë kohës është më shumë e fokusuar tek kënga dhe vokali.
“Elvana është shumë e përqendruar në muzikë, në vokal dhe unë ja kam sjellë fokusin edhe tek paraqitja. E kam ndihmuar me kurimin e imazhit edhe jashtë skenës. Në fillimet tona i thashë t’i kushtonte rëndësi edhe veshjes jashtë skenës. Në një rast kur udhëtuam bashkë i thashë si s’po të vjen turp, 20 mijë euro merr në koncert, një çantë, një peliçe, një palë këpucë nuk i ke firmë. Të paktën një çantë Louis Vuitton bazike duhet ta kesh patjetër i thashë. Nuk më duhet tha, kam blerë 3 të tilla nga 50 euro online. I thashë ose merre çantën dhe bëhu njeri ose nuk punojmë më bashkë. Pastaj me vite e detyrova të blente çantën, peliçen etj”, tha Valdrini.
gjeja e par qe do bej sot do i shkruaj edi rames, keta kengetar paguajne taksa? koncertet kane kontrata? po nuk deklaruan pagesen e vertet sa eshte gjoba qe marin? boll me dalin me ferrari me blody benzo.
Përgjigju20000i merr në Lesht, mashtrime. Përdoren si eskorta mujore, me 3000$ aspak më tepër