Klarens Sedorf duket se është më pranë se kurrë bankinës së ekipit të Milanit, por Berluskoni nuk e pranon akoma një gjë të tillë dhe deklaron se të dielën do të ketë një takim me

Alegrin dhe me Galianin për të vendosur pikat mbi ‘i’. "Është një cështje për të cilën po abuzohet shumë. Besoj se me Galianin dhe Alegrin do të kem një takim brenda javës,

besoj të dielën në mbrëmje.

Nga ky takim do të dalim me një zgjidhje, që nuk është e vështirë për t’u gjetur nëse të gjithë veprojmë me ndërgjegje për të bërë më të mirën për Milanin tonë’ përfundon Berluskoni.


d.b/shqiptarja.com