Barcelona e ka kthyer në një seancë stërvitore ndeshjen përballë Osasunës duke fituar me rezultatin 7-0.
Vëmendjen e ka tërhequr tregolëshi i Mesit, i cili bëhet sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Barcelonës me 371 gola të shënuar, 1 më shumë se Alcantara.
Golat e tjerë të ndeshjes janë shënuar nga Sancez, Iniesta, Tello dhe Pedro por diferenca me Realin mbetet po 4 pikë.
Premier League
Arsenali ka fituar derbin me Totehemin me rezultat minimal 0-1. Vendimtar ka qenë Rozicki me golin e shënuar në fillim të ndeshjes.
Sfida kryesore e javës në Premier League ka qenë Manchester United-Liverpul e përfunduar 0-3.
Dy gola nga Gerrard dhe një nga Suarez i kanë dhënë një fitore bindëse Liverpulit, teksa pas ndeshjes Moyes ka deklaruar se’ nuk e kisha menduar kurrë se do të kaloja një moment të tillë.
Ky është momenti më i vështirë që po kaloj në karrierë. Përsa i përket gjykimit, arbitri kishte në disa raste të drejtë në disa jo” deklaroi ai.
Seria A
Milani ka marrë një tjetër humbje në kampionatin italian të futbollit, këtë herë përballë Parmës me rezultatin 2-4.
Kuqezinjtë janë ndëshkuar nga ish-sulmuesi Casano, i cili ka shënuar 2 nga 4 golat e Parmës.
Milani e nisi keq ndeshjen, pasi nga minuta e 6 luajti me një futbollist me pak pas daljes me karton të kuq të Abiatit, ndërsa Casano kalon Parmën në avantazh me penallti.
Me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë, e dyta flet përsëri për Casanon që shënon golin e dytë personal në të 51’.
Milani reagon pas 6’ me Rami duke ngushtuar shifrat në 1-2 për t’i lënë radhën Balotelit që të barazojë me penallti në të 76’.
Por Parma ishte e papërmbajtshme duke marrë sërish avantazhin me Amaurin në 2-3 e për të bërë poker në të 90’ me Jonathan Biabiany.
Pas 28 javësh Milani ndodhet në vendin e 11 me 35 pikë duke rrezikuar edhe zonën e Evropa League. Juventusi ka fituar me një gol të Pirlos në minutën e fundit përballë Xhenoas, po ashtu edhe Fiorentina ka mundur 3-1 Kievon.
Ndeshjet e tjera
Atalanta 3 - 0 Sampdoria
Cagliari 0 - 2 Lazio
Sassuolo 3 - 1 Catania
Livorno 2 - 1 Bologna
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com