Hap fals edhe për Milanin, që në transfertën e Sassuolo-s nuk shkon më shumë se rezultati 1-1. Të besuarit e Amorim pas pjesës së parë pa gola në të dytën morën avantazhin me Rabiot. Gjithsesi epërsia falë francezit zgjati fare pak, pasi në harkun e 5 minutave vendasit arritën të barazonit.

Me këtë rezultat ‘djalli nuk arrin të përfitojë nga ndalesa e Como-s dhe Roma-s, ndërsa në fund këta mund të rezultojnë pikë të rëndësishme në luftën për të siguruar një vend në Champions League, që është edhe objektivi kryesor i Milanit për këtë sezon.


Lajmi kryesor:

Malen me të kuq dhe Como-Roma pa fitues, ndeshja e parë 0-0 këtë sezon në Seria! Milan ndalet nga Sassuolo (VIDEO)