Milan përmbys Inter-in në 3 minuta dhe rishkruan historinë

Milan përmbys Inter-in në 3 minuta dhe rishkruan historinë

Lojtarët e Milan

Milan ka mundur 2-1 Inter-in në javën e 24-t të Serisë A dhe ka bërë të tijin derbin e Milanos, duke shkuar 1 pikë larg kushërinjve kryesues në rënditje. Zikaltrit kanë dominuar pjesën e parë dhe e kanë zhbllokuar ndeshjen me Perisic në minutën e 38-të.

Në të dytën, kuqezinjtë kanë reaguar në harkun e tri minutave dhe kanë përmbysur ndeshjen me dygolëshin e Giroud (75’ dhe 78’). Inzaghi është mposhtur pas pothuajse 4 muajsh pa asnjë humnje, Pioli mban gjallë luftën për tiull në Italisë.

Milan ka fituar derbin e parë me përmbysje për herën e parë që nga shkurti i 2004-ës. Ky ishte dueli i 195 që këto dy skuadra përballen me njëra-tjetrën, ndërsa nga to 74 i ka fituar Inter, 60 Milan, ndërsa 60 janë mbyllur në paqe, pra në barazim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja