Milani është rikthyer më në fund te fitorja pas disa rezultateve negative në kampionat duke marrë tre pikëshin e parë përballë Kaljarit në shtëpi me dy golat e El Shaurait. Fantazisti ka shkëlqyer duke shënuar nga një gol për secilën pjesë të lojës. Miqtë nuk kanë mundur të ndalojë "Djallin" duke pranuar humbjen.
Fillimisht Milani ka shënuar në minutën e 16 të ndeshjes me El Shaurain, gol që do të ishte i vetmi për pjesën e parë. Në 45 minutat e dyta, fantazisti me shumë perspektivë dyfishon shifrat me dopietën personale duke qetësuar trajnerin Alegri që në rast se merrte një tjetër rezultat negativ mund të shkarkohej me siguri. E mërkura ka qenë një ditë "po" për milanezët, pasi edhe Interi ka fituar po me diferencën e dy golave me me Pereirën në minutën e 43' dhe Casanon në të 74 duke vulsour fitoren në transfertë.
Një tjetër rezultat surprizë ka qenë edhe fitorja 3 - 0 e Napolit ne shtëpi me Lazion. Napoletanët kanë shpërthyer fuqishëm duke shënuar tre herë me të përhershmin, Cavanin në minutat 19' , 31' dhe 64'. Ndërsa Roma ka barazuar në Olimpiko me Sampdorian 1 - 1.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com