Administratori i ekipit të Milanit Adriano Galiani mund të shkarkohet nga posti i zëvendës presidentit pas një kohe shumë të gjatë në ambientin kuqezi.
Lajmi i bujshëm është publikuar nga mediat italiane duke tronditur opinionin sportiv, pasi Galiani shikohej si një figurë e paprekshme nga lëvizjet, por ndodhi e kundërta. Mesa duket presidenti Berluskoni ka vendosur që të bëjë rokadën si pasojë e problemeve të shumta që po kalon ekipit këtë edicion duke mos u ngritur në nivelin e kërkuar.
Pas komunikimit zyrtar të mundshëm të një lajmi të tillë në ditët në vijim, Galiani mund t'i bashkohet Leonardos te PSG. Ndërsa në vendin e Galianit mund të ulet Klaudio Fenuçi, anëtar i bordit drejtues të Romës, por që po mendon largimin prej saj.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com