Në ndeshjen hapëse të javës së 15-të në kampionatin italian të futbollit Milani ka arritur të sigurojë një fitore bindëse në transfertë përballë Katanias.
Kuqezinjë mposhtën Katanian me rezultatin 1-3. Fillimisht milanistët kanë qenë në disavantazh pas pësimit të golit nga Legrotalie në minutën e 11', me këtë rezultat është mbyllur edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë El Sharaui barazon shifrat në 1-1 në minutën e 53'. Boateng kalon në epërsi Milanin pas 3 minutash, ndërsa shpëtimtari i këtij edicioni në shumë ndeshje, El Sharaui trefishon shifrat në minutën e 90'.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com