Milani zgjohet në fund të kampionatit duke fituar, por shpresat për pjesëmarrje në Kupat e Evropës janë shumë ta pakta. Megjithatë kjo nuk e ka penguar ekipin kuqezi që të sigurojë një fitore të thellë 3-0 përballë ekipit të Livornos. Golat për ekipin e Sedorf janë shënuar nga Baloteli, Tarabt dhe Pazini.
Edhe Interi ka marrë tre pikë me vlerë përballë Parmës, pasi i ka mundur me rezultatin 0-2, Rolando dhe Guarin janë autorët e dopietës, ndërsa vlen të theksohet një penallti e humbur nga Casano. Lacio ka humbur dy pikë në shtëpi, teksa ka barazuar me Torinon 3-3.
Calejon nuk i ka mjaftuar Napolit për të marrë fitoren në Udine, pasi Fernandez ka barazuar golit e ish-futbollistit të Realit të Madridit duke mbyllur gjithçka në barazim. Genoa humbi me Cagliari 1-2, Chievo Verona 0 - 1 Sassuolo, Catania 2 - 1 Sampdoria, Atalanta 1 - 2 Hellas Verona. Juve fitoi me Bolonjën 1-0 me golin e Pogba.
Kampionati gjerman
Pa shumë futbollistë titullarë në dispozicion dhe me mendjen nga gjysmëfinalja e Madridit në Champions Bayerni ia ka dalë që të fitojë përballë Braunschweig 0-2.
Pizaro dhe Manzukic qetësuan spanjollin e bankinës bazarevze në prag të “El Clasico-s” së Evropës. Dortmundi pa shumë probleme kaloi Mainz duke i shënuar plot 4 gola.
Augsburg 0 - 0 Hertha Berlin, Bremen 3 - 1 Hoffenheim, Freiburg 4 - 2 Borussia Monchengladbach
Premier League
Liverpuli është i qetë në rrugën drejt titullit kampion këtë edicion, pasi Çelsi ka marrë një tjetër humbje surprizë në shtëpi përballë Sanderland me rezultatin 1-2.
Gjithcka u duket se do të ishte e lehtë për ekipin e Murinjos, pasi kaloi i pari në avantazh me Eto’o, por miqtë barazuan me Uickham dhe 8 minuta nga fundi
kaluan në avantazh me Borinin duke shokuar “Stamford Brigde”. Liverpuli pritet të kalojë lehtësisht provën e kësja jave.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com