Milano do të vijojë të jetë sërish ziklatër. Inter, skuadra e drejtuar nga Antonio Conte, ka mposhtur me shifrat e pastra 0-2 Milanin në derbin e Madoninës, duke vijuar diktatin ndaj rivalëve të qytetit.
Në San Siro-n e tejmbushur dhe në ndeshjen që u transmetua në 200 vend të botës dominues ishin ziklatërit, të cilët para se të gjenin rrugën e rrjetës patën disa raste të rrezikshme. Madje për të shtyrë golin e avantazhit u desh edhe ndërhyrja e VAR. Gjithsesi në minutën e 49 një goditje e Brozovic mposhti portierin Donnarumma pas një devijimi të sulmuesit Leao.
Nga ky moment pritej reagimi i Milanit por e kundërta ndodhi. Inter vijoi të dominonte dhe në minutën e 78 një kros fantastik i Sensi-t u dërgua në fundine rrjetës nga Lukaku, duke bërë që në stadium të shpërthente festa e papërmbajtur e zikaltërve.