Thua se nuk ke kohë për vrapim në park pas pune? Atëherë hidhi një sy jetës së Cory, Madeline, Tara dhe Tabitha, Lores dhe Larës. Janë atletë dhe atlete, që jo vetëm punojnë, por që janë përgatitur, madje shumë për Lojërat Olimpike Dimërore.
Madje njëra prej tyre është edhe nënë, ndërsa veçse duhet të kujdeset për djalin e saj, çdo ditë kalon kufirin Francë-Gjermani për të punuar në një prej fabrikave të prodhimit të makinave “Audi” dhe gjithashtu të stërvitet me skuadrën si sportiste profesioniste.
Kjo është historia e Lore Baudrit, kapitenes së kombëtares franceze e hokejit në akull. Edhe diçka tjetër, gjatë kësaj kohe, ajo po mbron edhe një diplomë master në gazetari.
Lista e atletëve-punëtorë në “Milano Cortina 2026” vijon me dy çifte që përfaqësojnë SHBA në curling. Të parët janë Cory Thiesse dhe Korey Dropkin, fitues të medaljes së argjendit. Me emra thuajse të njëjtë, e para duhet të fitojë jetesën si një teknike në një laborator kimik, ndërsa tjetri është një agjent pasurish të paluajtshme.
Çifti tjetër amerikan i curling në Lojrat Dimërore përbëhet nga dy motra. Tara dhe Tabitha Peterson. Më e madhja prej tyre, Tabitha, fituese e tre medaljeve, u prezantua në olimpiadën e tretë në karrierë, ndërsa jeta e saj zhvillohet mes pistave të akullta dhe profesionit si farmaciste. Tjetra, Tara është një dentiste.
Historia e Lara Hamilton është që në fillim e çuditshme, pasi është një nga atletet australiane që bën ski alpine. Ajo është në këtë listë sepse ka një diplomë masteri këndim operistik dhe për të siguruar jetesën, ajo është DJ dhe prodhon muzikë house dhe deep house. Nëse kërkoni në rrjet DJ Solara, është pikërisht ajo.
Një emër i njohur, dhe përveç kësaj… medalje argjendi në Super-G në vitet 2022 dhe 2026 është Ryan Cochran-Siegle. Skiatori amerikan nuk është ndonjë punëtor i madh. Le të themi një punëtor sezonal, pasi siç tregon ai vetë, disa muaj në vit, kur nuk ka dëborë për të bërë ski, punon në fabrikën e kushëririt të tij që prodhon shurup panje.
Dy atletet e fundit nuk punojnë për të jetuar, por përveç sportit duhet të studiojnë. Madeline Schizas, një patinatore artistike kanadeze, u bë e famshme në mediat sociale jo për rezultatet e saj modeste, por për postimin e një e-mail që i dërgoi një profesori universiteti, duke i kërkuar një zgjatje të afatit për dorëzimin e një teze: “E dini, unë po garoj në Lojërat Olimpike”, shkruante ajo.
Tjetra është Olivia Giaccio, një atlete amerikane e stilit të lire në ski. Ajo, jo vetëm që studion, por po e bën këtë në Columbia, një nga 40 universitetet më prestigjioze në botë. Më shumë se kaq, pasi ndoqi gjithashtu një kurs për shkrim krijues në Universitetin e Nju Jorkut. Pra kur thoni që nuk keni kohë, mendoni për këta atletë, që përveçëse punojnë, stërviten, garojnë dhe fitojnë medalje në Olimpiadë.
Komente








