ITALI - Një rrëzim i rrezikshëm në stërvitjen e djeshme në Olimpiadën Dimërore 'Milano Cortina 2026' i ka shkaktuar dhimbje të forta sportistit australian të snowboard, Cameron Bolton. Dëmtimi ka qenë serioz dhe ai është transportuar me helikopter në Milano, pasi stafi mjekësor ka evidentuar një frakturë të dyfishtë në vertebrat e qafës, sipas asaj që bën me dije Komitetit Olimpik Australian.
Sipas kreut të skuadrës australiane, Alisa Camplin, Bolton është në gjendje të mirë, pavarësisht atij dëmtimi të rëndë.
“Bolton u ka shpjeguar shokëve çfarë ndodhi, që është mirë dhe që është kuruar në mënyrën më të mirë”, ka thënë Camplin.
Sportisti 35-vjeçar ishte gati për pjesëmarrjen e 4-t në Olimpiadë në karrierë. Ai doli i 13-ti katër vjet më parë në Pekin. Me një fitore dhe tre pode në Kupën e Botës, Bolton vjen nga një sezon shumë i mirë.
Bëhet fjalë për dëmtimin e katërt që godet skuadrën australiane, me favoriten për medalje Laura Peel, e cila u dëmtua në gju gjatë stërvitjes para Olimpiadës, kurse Daisy Thomas pësoi një dëmtim në gju pas një rrëzimi. Misaki Vaughan nuk mundi të debutojë për shkak të një traume të pësuar në stërvitjen e së hënës.
Cameron Bolton
Komente



