Numri i medaljeve të arta të Italisë në Lojërat Olimpike Dimërore 'Milano Cortina 2026' është rritur në dy, kjo falë stafetës së përzierë në patinazh. Eliminimi i Holandës, e cila më vonë vendosi një rekord olimpik në finalen B (pa llogaritur medaljet), krijoi një mundësi të artë dhe italianët e shfrytëzuan plotësisht.

Elisa Confortola, Arianna Fontana, Pietro Sighel dhe Thomas Nadalini dominuan garën me mprehtësi taktike dhe fituan me një kohë prej 2 minutash 39 sekondash e 019 të qindtat.

Arianna Fontana bën histori, medalja e 12-të olimpike 

Arianna Fontana vazhdon të jetë një figurë e shquar në historinë e sportit italian. Patinatorja 35-vjeçare e pistës së shkurtër konfirmon statusin e saj si gruaja rekordmene e disiplinës, duke fituar medaljen e saj të 12-të në gjashtë Lojëra të ndryshme Olimpike Dimërore. Me këtë ngjitje në podium, Fontana 'çimenton' mbretërimin e saj si atletja më e dekoruar olimpike dimërore e Italisë, ndërsa tani ajo është vetëm një medalje pas Edoardo Mangiarotti (skermë) për numrin më të madh të ngjitjeve në podium në sportin italian.